Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gazetari i përgjigjet Spahos: Ky nuk është miell fushate por humanizmi. Fyeve banorët e Maliqit!

Gazetari i përgjigjet Spahos: Ky nuk është miell fushate por

Gazetari Xhensil Shkëmbi i është përgjigjur deputetit Edmond Spaho i cili publikoi një foto të dy zonjave në Maliq me thasë mielli. Spaho, i cili është drejtues politik i PD në Qarkun e Korçës, akuzoi se është partia socialiste ajo që po blen vota në Maliq, me thasë mielli.

Gazetari Xhensil Shkëmbi, në një reagim thotë se këto janë ndihma ushqimore që janë ndarë nga një fondacion për familjet në Maliq. Gazetari shkruan se është një cenim i së drejtës së pavarësisë dhe një fyerje publikimi i fotove të dy zonjave, në rrjetet sociale, duke i akuzuar për shitje vote, në këmbim të një thesi me miell.

Gazetari i përgjigjet Spahos: Ky nuk është miell fushate por

Reagimi:

“Edmond Spaho - ky nuk është miell fushate por humanizmi

Jam pjesëtar i komunitetit kishtar në Maliq prej më shumë se 8 vitesh. Çdo muaj, Kisha Ungjillore për shkak të problemeve të shumta sociale të komunitetit të Qarkut të Korçës për më shumë se 200 familje në nevojë u ka ofruar ndihma ushqimore e jo vetëm. Familje të cilat jetojnë në kushte të vështira ekonomike, edhe për faj të politikës. Ndërsa këto ndihma janë pjesë e një projekti të fondacionit Hope for Albania, 3 vjeçar, ku shpërndahen për Krishtlindje dhe Pashkë.

Gazetari i përgjigjet Spahos: Ky nuk është miell fushate por

Kisha asnjëherë nuk e ka patur për qëllim të ngatërrojë humanizmin me politikën sepse kisha është fe, është familje, është atdhe. Krejt ndryshe nga politika.

Gazetari i përgjigjet Spahos: Ky nuk është miell fushate por

Zoti Spaho, gratë të cilat i kishit ekspozuar në foto (duke shkelur rëndë privatësinë e individit) janë ndjerë të fyera nga ana juaj. Barrë të rëndë ke marrë përsipër shoku deputet!”, shkruan Shkëmbi.

Gazetari i përgjigjet Spahos: Ky nuk është miell fushate por

Postimi i Edmond Spahos

“Filloi shperndarja e miellit ne Maliq ne kembim te votave. PS po shperndan miell nga shtepite e Sonil Sulo Pine dhe Vjollca Qato. Shihni fotot e maskarenjve qe shperndajne miell per vota dhe qe pretendojne te na fusin ne Europe. Neser do ju bej kallzim penal ne SPAK”./L.F-dritare.net