
Rama: Një 80 e ca vjeçar, kërkon ta bëjë çorap Shqipërinë
E Enjte 24 Prill 2025, 19:07
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ftoi demokratët që votën e tyre të mos e hedhin në kënetë, por t'i besojnë Partisë Socialiste. Rama tha se Berisha kërkon votën më 11 maj për ta bërë Shqipërinë çorap”.
“Një 80 e ca vjeçar, kërkon të bëjë çorap Shqipërinë. O bashkë për të mirën e përbashkët për të gjithë fëmijët tanë demokratë e socialistë, o të ndarë për interesin e një familje të vetme ose me Shqipërinë me BE në Europës asnjëherë e përgjithmonë, ose me kënetës në gropë, edhe njëherë nga e para. Ky është 11 maji”, tha Rama./K.C/dritare.net

















