
Jep dorëheqjen drejtori i Burgut të Peqinit, Florenc Doka
E Enjte 24 Prill 2025, 16:04
Dritare.net
Ka dhënë dorëheqjen drejtoi i Burgut të Peqinit, Florenc Doka.
Doka u emërua drejtor i burgut të sigurisë së lartë në Peqin më 22 dhjetor 2023.
Vendimi për dorëheqjen e tij është bërë publik këtë të enjte.
Florenc Doka e nisi karrierën në Administratën Publike si jurist në vitin 2001, Drejtor Juridik, si dhe zv/kryetar i Bashkisë Cërrik. Karriera e tij vazhdoi në institucione qendrore si jurist në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, etj.
Në vitet 2012-2014, ai u bë pjesë e sistemit të burgjeve dhe u emërua përgjegjës i sektorit ligjor dhe çështjeve sociale në IEVP Elbasan. Më tej ka mbajtur pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm në Bashkinë Cërrik./K.C/dritare.net

















