
Rama në Gramsh: Do sjellim një kompani të madhe për prodhim në industrinë ushtarake
Dritare.net
Gjatë takimit elektoral në Gramsh kryeministri Edi Rama zbuloi çfarë projektesh synojnë të realizojnë në mandatin e katërt në këtë qytet. Rama u shpreh se PS-ja ka ndërmarrë hapin e rilindjes së industrisë ushtarake.
“Gramshi ka filluar të vizitohet. Ajo që ne do të bëjmë, është të nxisim dhe mbështesim këdo që do dojë të investojë në këto territore kaq të bukura. Kemi marrë një hap tjetër, hapi i rilindjes sonë të industrisë ushtarake. Në Gramsh, do të vazhdojmë punën për disa pika dhe një nga pikat ku duam të sjellim një kompani të madhe për të filluar prodhimin me paga shumë të mira, do ta bëjmë realitet, më herët sesa vonë. Ka diçka më të rëndësishme më 11 maj, duhet të bëjmë çdo përpjekje që sa më shumë njerëz përtej kufijve, të na bashkohen”-tha Rama./K.C/dritare.net

















