
Kriset marrëdhënia mes Limit dhe Albës në Ferma VIP
Dritare.net
Një bisedë e tensionuar mes Limit dhe Albës ka ngritur pikëpyetje mbi të ardhmen e marrëdhënies së tyre brenda reality show-t. Gjatë një diskutimi te krevati i Njishit, Limi shprehu se Alba e sheh lidhjen e tyre si diçka kalimtare. Kjo deklaratë dukshëm preku Albën, e cila u shpreh e habitur dhe e prekur.
Biseda:
Alba: Nuk mundem unë të lë gjurmë publikisht, për diçka qejfi kalimtare.
Limi: Te ne nisi gjithçka si lojë.
Alba: Jo si lojë.
Limi: Po, dëshirë, denim, diçka kështu. Patjetër që kemi pëlqim për njëri-tjetrin. Ne jemi njësoj, si ti si unë. S’ka lidhje që ti më dhe më shumë dhe unë të ndihem i detyruar.
Alba: Nuk po dal këtu. Po them që dyshojnë që unë e kam kalimtare me ty.
Limi: Jemi në reality show dhe çdo gjë është jep-merr. Në asnjë moment nuk të kam marrë diçka pa dëshirë. I ke dhënë puthje dikujt që pëlqen. Dhe çfarë ka këtu?
Alba: Pak më parë më the që e sheh kalimtare. Unë po të them që nuk e shoh kalimtare. U çudita si mund ta marrësh ashtu.
Limi: Çdo gjë është si reagon.
Alba: Unë jam e turpshme kur vjen puna te marrëdhënia ime. Jam ekstremisht private. Është hera e parë që më ndodh diçka publikisht.
Limi: Edhe për mua. Po më duket sikur edhe puthjet i paske dhënë me dy mendje. Si të kuptoj kur nuk flet?
Alba: Ti i sheh veprimet e mia. Dua ta bëj të qartë që nuk e shoh si kalimtare. Mua më vjen turp para kamerave.
Limi: Unë nuk kam komplekse fare.

















