
G-Bani shpërthen ndaj Laert Vasilit: Hipokrit që vë gjoba!
E Enjte 24 Prill 2025, 15:03
Dritare.net
Një ditë më parë Laert Vasili, paralajmëroi ndjekje ligjore ndaj disa banorëve të “Big Brother VIP Albania”. Sot iu përgjigj edhe G-Bani. Përmes një reagimi të gjatë e në rrjete sociale, G-Bani shprehet i revoltuar ndaj qëndrimeve të Laertit dhe e akuzon atë për hipokrizi.
“Të kam parë vetë si ke shikuar, si ke prekur dhe puthur duar e buzë, me konsensus sigurisht. Po do të nisësh ndjekje ligjore, meru me ato që të kanë sharë e kërcënuar realisht, jo me përqafimet. Mos harro dhe tre shoqe që të kanë mbajtur me hatër. Babai im ishte oficer, por shkruante poezi e vazhdon të botojë edhe sot. Ti, për 4 muaj brenda shtëpisë, nuk shkruajte asnjë varg.”, shkroi G-Bani ndër të tjera./K.C/dritare.net

















