
Do ta vazhdojë lidhjen me Valbonën? Ja çfarë thotë Laerti!
E Mërkurë 23 Prill 2025, 18:06
Dritare.net
Laert Vasili, i cili u shpall i treti në finalen e madhe të Big Brother, foli sot për marrëdhënien e tij me Valbonlën, tani që doli nga izolimi. Ao tha se ishte një njohje e mirë brenda shtëpisë, por lë të kuptohet se nuk do të kenë gjë jashtë.
“Asnjë marrëdhënie nuk ka sot me Valbonën. Ishte një njohje që nisi me vendim të saj, kaloi në pëlqim. Luhatjet e humorit bënë që çdo dy tre ditë të thoshte ‘sukses në jetë’. Përdori fjalë të rënda, e kam falur, nuk pranoi darkën, e kam falur, doja të sqaroheshim tha jo… a do ta njoh jashtë? Në kishë shkojnë njerëzit dhe fal Perëndia pa fund, njeriu ka një limit”, u shpreh ai duke lënë të kuptohet se mes tyre nuk do të ketë asnjë marrëdhënie./K.C/dritare.net

















