
Nuk ka lidhje me dietën, ose sportin. Ja pse nuk dobësoheni dot!
Dritare.net
Të kesh një bark të sheshtë dhe të dobët, do shumë punë. Por ndonjëherë, fakti se ju ushtroheni, ose i nënshtroheni një diete strikte, nuk ju hyn fare në punë për dobësim. Pse?
Dritare.net ka sjellë për ju 7 arsye, pse nuk dobësoheni.
1- Keni alergji nga ushqimet
Gjenetika, luan një rol të rëndësishëm në alergjitë dhe ndjeshmërinë ndaj ushqimit. Nëse ju keni alergji nga ndonjë ushqim, ju do të fryheni dhe barku juaj nuk do të dobësohet, ashtu siç mendoni ju. Kur jeni të ndjeshëm ndaj ushqimit, stomaku juaj nuk e përpunon atë dhe ju krijon yndyrë dhe dhjamë të tepët në bark.
2- Mikrobiomet në zorrë nuk janë të balancuara
Bakteret në zorrët tuaja kanë një rol të rëndësishëm në mënyrën si, sistemi tretës funksionon. Nëse nuk ka një balancë mes baktereve të mira dhe të këqija, ju nuk do të humbisni peshë. Gjithashtu, një lloj bakteresh në zorrët tuaja djeg fibrat, duke ju bërë të humbisni peshë. Bakteret në zorrë kontrollojnë edhe nëse ndjeheni të uritur ose jo. Edhe nëse nuk ka një balancë, edhe funksioni për t’ju dobësuar do të ulet, informon dritare.net
3- Ndryshimi hormonal, është një tjetër arsye, pse ju nuk dobësoheni. Kjo ndodh zakonisht gjatë menopauzës. Kur femrat kalojnë në menopauzë, indet e yndyrës prodhojnë estrogjen, i cili ruan yndyrën dhe krijon një cikël viroz. Faktorë të ndryshëm mund të shkaktojnë pabarazitë hormonale si kjo, duke çuar në shtimin e peshës, stresi gjithashtu.
4- Hipertiroidizimi, ndikon në moshumbje të peshës.
5- Sigurisht, nëse merrni steroide, dhe për gratë e perimenopauzës, humbja e peshës është shumë e vështirë, pas kësaj faze. Steroidet bëjnë që barku juaj të ruajë yndyrën dhe t’ju bëjë të shtoni peshë, informon dritare.net
6- Antidepresantët, janë të njohur se shkaktojnë shtim peshe.
7- Edhe insulina është një armik i madh i peshës. Insulina është një steroid anabolik, dhe bën të mundur absorbimin e glukozës dhe sheqerit në gjak. Rritja e peshës është një efekt normal anësor, pas marrjes së insulinës./K.C/dritare.net

















