
Trump akuzon Zelenskyn se po dëmton negociatat e paqes në Ukrainë
Dritare.net
Donald Trump ka akuzuar Volodymyr Zelensky-n se ka dëmtuar negociatat e paqes për luftën në Ukrainë me "deklarata nxitëse".
Presidenti ukrainas tha në një konferencë shtypi të martën se Kievi nuk do të njihte kontrollin rus të Krimesë, komente për të cilat Trump tha se nuk do të bënte asgjë tjetër veçse do të zgjaste konfliktin.
Vërejtjet e presidentit amerikan në platformën e tij "Truth Social" erdhën pasi zëvendëspresidenti JD Vance tha se SHBA-ja do të tërhiqej nga ndërhyrja e saj nëse të dyja palët nuk arrinin në një marrëveshje.
Zyrtarët amerikanë u tërhoqën nga një takim në Londër këtë javë për t'u fokusuar në bisedimet në Moskë, pasi ritmi i diplomacisë për t'i dhënë fund luftës është përshpejtuar.
Një pjesë kyçe e propozimit të SHBA-së për t'i dhënë fund konfliktit, sipas informacioneve në ditët e fundit, përfshin njohjen e Krimesë, e cila u aneksua ilegalisht nga Rusia në vitin 2014, si territor de jure rus.
"Nuk ka asgjë për të folur këtu. Kjo është kundër kushtetutës sonë.", tha Zelensky.
Në përgjigje, Trump tha: "Kjo deklaratë është shumë e dëmshme për negociatat e paqes me Rusinë. Janë deklarata nxitëse si ato të Zelensky-t që e bëjnë kaq të vështirë zgjidhjen e kësaj lufte”, tha Trump.
“Ndalimi i vrasjes është detyra numër një”, tha Zelensky në mediat sociale të mërkurën./K.C/dritare.net

















