Na ndiqni edhe në

Albania All Inclusive

Kruja, nga Skënderbeu te Sari Salltiku!

Kruja, nga Skënderbeu te Sari Salltiku!

Gazetari dhe fotoreporteri Britanik Robert Hackman nis ciklin e tij të emisioneve për Shqipërinë turistike, këtë të shtunë në Dritare TV. Hackman e nis nga Kruja tregimin e tij të parë, pasi një vizite të shkurtër në Tiranë, ku thotë se gjithmonë e gjen ndryshe kryeqytetin.

Emisioni i plotë!

'Kur mbërrita dje, bëra një gjumë tepër të rehatshëm në mbrëmje. U zgjova këtë mëngjes, mora një filxhan kafe. Të gjithë duke udhëtuar, të zënë duke shkuar për në punë; është bukur të dalësh herët në mëngjes në qytet këtu në Tiranë; Mbetem gjithmonë i habitur sa herë që vij këtu. Diçka ndryshon.

Kruja, nga Skënderbeu te Sari Salltiku!

Ndërtesa të reja që janë duke u ngritur lart. Kjo më magjeps gjithmonë, se çfarë ka ndodhur, çfarë është e re. Por, e vetmja gjë që nuk ndryshon është kjo skulpturë, këtu prej vitesh, me pamje nga sheshi Skënderbej. Dhe njeriu mbi kalë është Skënderbeu, Heroi Kombëtar i Shqipërisë.

Emri i tij shqiptar Gjergj Kastrioti.

Kruja, nga Skënderbeu te Sari Salltiku!

I ulur mbi kalin e tij, ai shikon për nga veriu. Ai është duke parë drejt kalasë së tij. Në qytetin ngjitur të quajtur Kruja. Atje kanë ndodhur bëmat e tij, që i kanë dhënë emrin si strategu më i mirë luftarak që ka parë ndonjëherë bota.

Dhe nuk është rastësi që ky burrë të jetë Heroi Kombëtar i Shqipërisë. Prandaj, le të shkojmë në Krujë dhe të zbulojmë këtë kala, historinë e Skënderbeut dhe disa veçanti të tjera.

Kruja, nga Skënderbeu te Sari Salltiku!

Shkojmë!

Gjatë viteve 1400 janë zhvilluar shumë beteja dhe përleshje mes Skënderbeut dhe otomanëve. Por, sot në Krujë do të fokusohem vetëm në rrethimet, në tre rrethimet që otomanët zhvilluan kundër kalasë së tij. Këtë pjesë të historisë do të zbulojmë në Krujë.

Pra Kruja, është e vendosur në gjysmë shpatin e një mali.

Kruja, nga Skënderbeu te Sari Salltiku!

Ne jemi goxha lart këtu dhe mund të shohim nga lart Krujën. Dhe është nga kjo kala, nga e cila Skënderbeu përtej çdo mundësie, ishte në gjendje të mbronte kalanë e tij nga tri rrethimet otomane. Kalaja nuk u dorëzua kurrë për sa kohë ai ishte në krye. Kjo për shkak të aftësive të tij luftarake, aleancave të tij. Ai ishte tepër diplomatik dhe gjithashtu kishte një njohuri të jashtëzakonshme të terrenit. Kjo i dha atij avantazhe të panumërta kundër otomanëve.

Në 1443 otomanëve iu dha një goditje dërrmuese nga hungarezët në betejën e Nishit , që është Serbia e ditëve të sotme.

Skënderbeu ishte pjesë e atij kontingjenti dhe ai shfrytëzoi rastin të dezertojë nga ushtria otomane, duke marrë me vete edhe të tjerë jeniçerë shqiptarë. Ai nuk e harroi kurrë vendlindjen e tij. Ai u kthye në kalanë e tij për ta mbrojtur kundër sulmeve që po godisnin vendin e tij. Në periudhën kur ai u kthye kishte një konkurrencë mes të tjera familjeve të mëdha. Të gjithë luftonin për udhëheqësin.

Dhe ai e dinte se këto ndarje nuk do të ndihmonin kundër ushtrisë otomane.

Kështu në vitin 1444 ai thirri Lidhjen e Lezhës, që është një qytet pak më në veri të Krujës. Atje ai i bëri të gjithë të vendosnin se duhet të dorëzonin çfarë mjetesh kishin, të dorëzonin armët dhe se ai do të ishte numri një mes të barabartëve. Me fjalë të tjera ai do të ishte Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë. Të gjithë pranuan. Dhe u bënë gati për këtë pushtim të madh që do të ndodhte. Lidhja e Lezhës hodhi themelet për atë që do të ishte një aleancë mes këtyre familjeve për dy dekadat që do të vinin. Kjo është porta e kalasë së Krujës. Le të shkojmë brenda dhe të shohim!

Prej 1444 Lidhja e Lezhës zgjati deri më 1450.

Shumë beteja u zhvilluan mes shqiptarëve dhe ushtrisë otomane. Por në 1450 Sulltan Murati i II-të kishte duruar mjaft. Ai do të zgjidhte një herë e mirë problemin e Shqipërisë, sepse atij i duhej Shqipëria si një vendqëndrim për të sulmuar Italinë. Kështu ai nisi një pushtim masiv në 1450-ën.

Ai e rrethoi këtë kala me topa dhe luftëtarë, në një ushtri prej rreth 100-150 mijë njerëzish në varësi të burimeve që përdornin. Skënderbeu kombinoi forcat mes 10-15 mijë ushtarëve, në një diferencë të madhe. Brenda kalasë u vendosën disa burra, një kontingjent jo i madh, nën komandën e Kontiit.

Plani ishte që Konti do të mbronte kalanë, ndërsa Skënderbeu do të ishte përreth vendit për të penguar ushtrinë otomane sa më shumë të ishte e mundur. Ai u tërhoq drejt malit, pas nesh në mënyrë që të kishte pamje për të komanduar planin dhe të shihte lëvizjet e otomanëve.

Dhe ai do të sulmonte kur të mendonin se kishte një moment dobësie. Ata e shkatërruan tokën, në mënyrë që atyre t’ju duhej të blinin ushqim nga venecianët. Në të njëjtën kohë, shqiptarët vetë, fshatarët, njerëzit që punonin tokat, u përpoqën të sabotonin Otomanët sa më shumë të ishte e mundur. Ata ishin po ashtu pjesë e kësaj qëndrese. Ishte një përpjekje e kombinuar, jo vetëm e luftëtarëve, por edhe e vendasve. Të gjithë ishin ngritur kundër ushtrisë otomane.

Sulltan Murati i II-të u mundua shumë ta kishte kalanë, madje ai u përpoq të korruptonte gjeneralin Konti që mbronte kalanë. Por pa sukses. Ai nuk pati sukses dhe në tetor të 1450-tës ai u tërhoq. Kjo fitore e parë e Skënderbeut ishte vërtetë e rëndësishme, pasi e forcoi atë në sytë e njerëzve të tij dhe po ashtu përpara mbështetësve ndërkombëtarë.

Se ai mund ta bënte këtë punë. Se ai ishe një gjeneral i zoti. Ai ishte një gjeneral aq i zoti sa t’ju shpallte luftë otomanëve. Shpejt pasi Sulltan Murati i II-të u tërhoq, ai vdiq. Dhe djali i tij, pasardhësi i tij Sulltan Mehmeti i II-të nisi luftën.

Në 1466-ën Mehmeti u kthye në Shqipëri me një ushtri po aq të madhe sa ajo që kishte dërguar i ati. Por, Mehmeti kishte mësuar nga gabimet e të atit. Dhe këtë herë ai do të ishte i pamëshirshëm. Kur ai hyri në Shqipëri, ai i masakroi fshatarët, sepse ai e dinte se ata do ta mbështesin Skënderbeun me ushqime.

Ata hodhën mbeturina në tokë, për t’u bindur që toka nuk mund të punohej më. Skënderbeu kështu nuk do të kishte më ushqime. Edhe njëherë ata e rrethuan këtë kala, për të dytën herë. Skënderbeu përdori të njëjtën taktikë, si gjatë suksesit në rrethimin e parë. Konti mori drejtimin e mbrojtjes së kalasë dhe Skënderbeu përgjatë vendit për të penguar ushtrinë otomane sa më shumë të ishte e mundur.

Ata e luftuan me topa këtë kala. Në atë kohë ishte e lehtë të rrëzoje një kala me topa, dhe vlen të përmendet se kjo ishte një metodë e re luftimi.

Topat mund të shkonin afër ose larg drejt e brenda në kala. Por këto topa mund të qëllonin dy deri në tre herë në ditë, sepse nxehtësia që çlironin brenda cilindrit ishte shumë e lartë.

Por, pavarësisht se Mehmeti i II-të, ishte një komandant i shkëlqyer, ai nuk ishte në lartësinë e Skënderbeut. Iu desh të tërhiqej nga rrethimi i dytë. Në jug nga këtu, ai ndërtoi një kala në Elbasan për të qenë i sigurt se ishte i pranishëm edhe pas tërheqjes. Ky rrethim i dytë vërtet që provoi përpara të gjithëve se Skënderbeu ishte i duhuri. Dy rrethime, kundër ushtrisë më të madhe që kërcënonte Evropën në atë periudhë, kundër një force shumë të vogël prej 10-15 mijë burrave.

Në të dyja rastet gatishmëria ishte tepër e lartë.

-Brenda mureve të kështjellës, muzeu ofron një rrëfim të detajuar të jetës së Skënderbeut, betejave të tij dhe rrethimeve historike që i ndodhën Kalasë së Krujës. Më 1467-ën, Mehmeti II ndërmori një ofensivë të tretë kundër Krujës për të shtypur rezistencën shqiptare. Pavarësisht rraskapitjes së Shqipërisë dhe burimeve të kufizuara, kalaja e fortë dhe taktikat e Skënderbeut i mbajtën larg otomanët. Megjithëse disa ndihma mbërritën nga aleatët evropianë, nuk ishin të mjaftueshme për të ndryshuar ekuilibrin. Në fund të vitit, sëmundjet dhe mungesat i detyruan otomanët të tërhiqen. Fitorja e tretë e Skënderbeut erdhi me kosto të madhe. Ai vdiq pak më vonë, në 1468-ën dhe Shqipëria ishte e pambrojtur ndaj pushtimeve të ardhshme otomane. Me vdekjen e Skënderbeut, liria u dobësua rëndë dhe otomanët filluan rrethimin përfundimtar të kësaj kështjelle dhe patën sukses në vitin 1478. Pa udhëheqjen e tij dhe të rraskapitur nga rrethimet e vazhdueshme nga otomanët, shqiptarët nuk kishin asnjë shans për ta ruajtur këtë pozicion shumë të rëndësishëm strategjik. Dhe kjo shënoi fillimin e sundimit shekullor të otomanët në këtë zonë të Ballkanit. Megjithatë, trashëgimia e Skënderbeut vazhdon. Guximi, besnikëria, strategjia dhe patriotizmi i tij ka frymëzuar breza. Dhe me të tilla virtyte, nuk është çudi që ai është heroi kombëtar i Shqipërisë. Megjithatë, më e qëndrueshme nga të gjitha është flamuri i tij, shqiponja dykrenore në një sfond të kuq, që u bë flamuri kombëtar i Shqipërisë.

-Në kompleksin e Kalasë së Krujës ndodhet Muzeu Kombëtar Etnografik i Krujës. I vendosur në një rezidencë otomane të shekullit të 18-të, dikur në pronësi të familjes Toptani, ndërtesa shfaq arkitekturën tradicionale me verandën e saj të mbyllur, oborrin dhe shkallët prej guri. Muzeu nxjerr në pah zanatet, zakonet dhe jetën e përditshme të rajonit duke përdorur tregime interaktive, ekspozita multimediale dhe përvoja të realitetit virtual.

-Ndërsa legjenda e Skënderbeut dhe kështjellës së tij i jep Krujës shumë famë, një tjetër histori i shtohet historisë së pasur të qytetit. Ajo e Sari Salltik, një sufi islamik i urdhrit mistik Bektashi.

Për të eksploruar më tej historinë e tij legjendare, duhet të ndjekësh rrugën që të çon në malin e Krujës. Për ata që ecin në këmbë, mund të ndiqni shtegun piktoresk dhe për një orë jeni në majë të malit.

Një diplomat francez, Alexander de Grande, në fund të shekullit të 19-të, dokumentoi historinë dhe folklorin shqiptar. Në librin e tij të vitit të vitit 1901 “Memories of High Albania”, ai shkroi për legjendën e Sari Salltikut.

Dikur në Krujë jetonte një princ i krishterë dhe në majë të këtij mali jetonte një dragua i egër që gllabëronte njerëzit. Por njerëzit bënë një marrëveshje me dragoin. Nëse do t’i çonin një person në ditë, do t'i mjaftonte dragoit që të mos hante njerëz vazhdimisht. Natën jetonte në një shpellë, ditën jetonte në rrënojat e një kishe të vjetër. Dhe kjo funksionoi mirë për ca kohë. Derisa një ditë u vendos që të nesërmen do të flijohej vajza e princit. Dhe njerëzit e qytetit nuk e besonin këtë që mund t'i ndodhte princeshës së tyre.

Në të njëjtën kohë, një plak i nderuar kishte hyrë në qytet me një shpatë druri dhe me një degë selvie. Ai u ul në një kafene dhe e piu kafenë shumë qetë dhe vetëm.

-Në mëngjes u zgjua, u ngjit në mal dhe kur pa princeshën që po qante i tha: “Çfarë ke? Pse po qan?” Ajo i tregoi historinë se do të flijohej. Ai tha: “Mos u shqetëso! Qëndro me mua!” Ata u ngjitën së bashku në mal dhe gjatë rrugës i tha: “A mund të m’i pastrosh morrat te flokët e mi?” Ajo nuk donte, por gjithsesi ia pastroi.

Tani të gjitha këto pjesë të vogla të tregimit nuk kanë shumë rëndësi për ne, por për bektashinjtë, është shumë e rëndësishme.

-Kështu ata arritën në majë të malit dhe gjetën dragoin. Dragoi i sulmoi me tërbim të madh. Plaku i nderuar me mjekër të bardhë dhe me shpatën e tij prej druri, goditi faqen e malit dhe prej aty doli një burim uji që formonte baltë në tokë, në të cilën i nguleshin këmbët dhe dragoi nuk mund ta shkëpuste. Nga tërbimi dragoi po nxirrte zjarr nga goja dhe në atë çast Sari Salltiku tha: “Tani është radha ime!” Sari Salltiku e vrau dragoin, i preu shtatë kokat, i preu gjuhët dhe i futi në xhep.

Kështu Sari Salltiku dhe princesha morën rrugë të ndara për në Krujë. Dhe njerëzit festuan sepse princesha e tyre shpëtoi. Princi ishte aq i lumtur sa ia ofroi dorën e së bijës kujtdo që kishte vrarë dragoin. Dhe shumë i dolën përpara me copa të dragoit duke thënë se ishin ata që e kishin vrarë. Vajza kishte tre mollë dhe ato duhej t'ia jepte kujtdo që do i kërkonte dorën. Por ajo i mbajti fort mollët dhe nuk ia dha askujt. Atëherë princi tha: “A ka ndonjë të huaj në qytet?” Dhe njerëzit thanë: "Po, është një burrë që po pi kafe në një kafene." Princi kërkoi që ta çonin tek ai. Dhe gjatë rrugës, banorët e qytetit thanë: “Jo, ky nuk mund të jetë burri i princeshës. Ky është plak. Nuk mund ta vrasë një dragua.” Por kur arriti para princit, princesha i dha tri mollët. Banorët e qytetit ishin mosbesues.

Pra, dora e princeshës iu ofrua Sari Salltiku dhe ai i tha: “Faleminderit princ, por ne bektashinjtë, nuk martohemi me gra që na i japin. Gjithçka që kërkoj është që të mund të jetoj në majë të malit, në shpellë dhe njerëzit nga qyteti të vijnë një herë në ditë për të më dhënë ushqim". Kjo funksionoi mirë. Derisa një ditë, disa njerëz në qytet thanë: “Ky plak bëri mrekulli. Ai vrau një dragua. Ndoshta ai mund të na vrasë edhe neve. Duhet ta vrasim ne të parët.” Burri që i çoi ushqimin në mal, e paralajmëroi Sari Salltikun. Por Sari Salltiku nuk kishte frikë. Mori shalqirin që i dhanë. E preu dhe tha: “Këtë do ta lë këtu që njerëzit të më kujtojnë.” E hodhi në ajër dhe u ngjit në majë të shpellës. U shfaq një mushkë. I hipi mushkës dhe shkoi në majë të malit. Zbriti nga mali dhe bëri katër hapa. Një hap në Krujë, një në Shijak, tjetri në Durrës dhe pastaj në Korfuz.

Poshtë meje është shpella. Nëse vini këtu për të parë këtë shpellë dhe të dëgjoni historinë e Sari Salltikut, ju kërkoj të jeni shumë të respektueshëm sepse ky është një vend adhurimi për bektashinjtë. Është një vend i shenjtë. Kështu që ju lutemi respektojini njerëzit! Hiqini këpucët kur hyni në shpellë! Dhe jepuni hapësirë atyre që ju rrethojnë!

-Dëgjoj ujin pas. Është shumë ftohtë këtu. Në verë është një oazë e vogël larg vapës. Unë kam qenë këtu shumë herë përgjatë viteve dhe sa herë vij më duket speciale. Është një nder i madh të hysh dhe të filmosh këtu.

Takova Xhulian Kafexhiun nga Bashkia e Krujës!

Ju erdhët në tokën tonë, në teqenë tonë, në malin e Krujës, në shpellën tonë, është një nder për ne.

-Është një nder edhe për mua. Ky vend, ky mal është një vend shumë i veçantë. Dhe kjo shpellë më habit sa herë që e vizitoj. Është unike. Ndien diçka të rrallë kur hyn këtu.

Po, ne ndiejmë gjithë energjinë, besimin e njerëzve. Çdo qytetar i Krujës dëshiron ta mbrojë sepse ne e besojmë këtë vend. Vijmë shpesh, ndezim qirinj, lutemi.

- Po, është e mrekullueshme.

-Mendoj se është më mirë të hyjmë e të ndezim qirinj brenda.

Kjo është pjesa më e rëndësishme, apo jo?

Po.

Unë ndez qirinj sa herë që vij këtu.

-Vura re se ke tre qirinj. Edhe unë kam tre qirinj.

-Po, rregulli është që duhet të jetë numër tek. Çdo qiri është për prindërit e mi, për familjen time, për shtëpinë time, për veten time. Një qiri, për një lutje.

- Nuk është e thënë që duhet të jesh bektashi që të vish këtu. Unë nuk jam bektashi, por askush nuk më ndalon të vij dhe njerëzit më mirëpresin.

Po, është fe shumë e hapur. Mjafton që ti të besosh në këtë vend.

-Duhet të vijë nga mirësia e zemrës suaj.

Po, për zemrën, për energjinë tuaj, për gjithçka që ju ndieni.

- E adhuroj këtë!

Nëse do të vini në teqe, ju lutemi hiqni këpucët. Është shumë e rëndësishme.

-Për ta respektuar këtë vend.

-Kjo histori e regjistruar nga DeGrand, ka një kuptim të fshehtë për bektashinjtë. Por në zemër të tij, kodi moral mund të kuptohej kështu; Forca e vërtetë qëndron në përulësinë, dhembshurinë edhe fuqinë shpirtërore dhe jo në pamjen apo ambiciet e kësaj bote. Ka gjithashtu një paralajmërim për historinë. Frika nga ajo që nuk kuptojmë mund ta kthejë nderimin në dyshim dhe admirimin në tradhti.

-E sheh Robert, çfarë pamje e mahnitshme është këtu?

Pamja nga maja e këtij mali është si një ballkon.

Është absolutisht e drejtë. Është ballkoni i Shqipërisë. Mund të shihni gjithçka.

Edward Lear kur erdhi në Krujë shkroi; Qytet i mahnitshëm, qytet simpatik deri në qiell. Kjo është absolutisht e vërtetë.

Dhe ai bëri disa piktura me bojëra uji. Ishte udhëtar shumë i hershëm në Shqipëri.

Po, është e mahnitshme. Mendoj se ky mal është shumë i bukur.

Sa herë vij në Shqipëri, përfundoj në majën e këtij mali sepse mund të shohësh deri në jug të vendit. Nga mali i Tomorrit, në Berat, kryeqytetin.

Në një ditë të mirë, ju mund të shihni edhe Karaburunin.

Shohim Durrësin, Kepin e Rodonit, gjithë detin Adriatik, Malin e Zi. Është shumë afërt qytetit të Ulqinit.

Shohim portin, i cili ishte porti i vjetër i piratëve për ilirët.

Kjo është arsyeja që heroi ynë kombëtar i fitoi të gjitha betejat, sepse Kruja është një fortesë natyrore.

Xhulian je fantastik. Ti i ndihmon shumë njerëzit dhe sot po më ndihmon mua. Kjo është pjesë e bektashizmit.

Është kënaqësi që ju kemi këtu për të promovuar qytetin tonë.

Është një vend i mrekullueshëm.

Kruja, nga Skënderbeu te Sari Salltiku!

Shijojeni!

Në kalanë e Krujës ndodhet një pazar shekullor. Mund të kalosh një kohë të mirë duke soditur dhe blerë, qilima apo punime artizanale dhe antike. Por vizita ime këtu sot është për të takuar një mik të vjetër, Ndriçim Guni, një nga krijuesit e fundit të qeleshes tradicionale shqiptare.

Qeleshja është një kapele leshi e bardhë që daton nga koha ilire dhe tregon rezistencën dhe krenarinë e identitetit shqiptar. Dikur e zakonshme në pjesën më të madhe të Ballkanit, tani e gjen kryesisht në Shqipëri dhe Kosovë, me variacione rajonale në formë.

-Kjo që prodhojmë ne këtu është e vetmja qeleshe tradicionale që i ka mbijetuar tregut të ri.

Ndaj mendova t’ju tregoja shikuesve tanë qeleshen dhe sa e rëndësishme është për shqiptarët dhe se sa të rëndësishëm jeni ju, për të mbajtur gjallë kulturën shqiptare, për të trashëguar këto aftësi.

Ndriçimi e mësoi këtë zanat nga babai i tij, i cili mësoi breza me radhë. Ai e ka trashëguar këtë traditë te djali i tij, Adriani, i cili ndan me Dritare TV pasionin e tij për të ruajtjen e qeleshes.

Çfarë procesi po bëni tani? Mund të më tregoni si bëhet një qeleshe?

Për të bërë një qeleshe duhen më shumë se 12 procese pune. Edhe më shumë sepse ne duhet të gjejmë materialin së pari, duhet ta pastrojmë, ta lajmë në shtëpi, ta përgatisim përsëri dhe ta dërgojmë në tiranë për ta përgatitur në një makineri kopshtarie. Dhe më pas ta marrim dhe ta përpunojmë në punishten tonë. Këtu nis puna për 12 proceset e bërjes së qeleshes.

Rezultati është i mrekullueshëm. Ia vlen gjithë puna e bërë për rezultatin final.

Procesi i parë bëhet këtu pas meje që realizohet përmes një harku.

Është si një hark prej druri me një shtizë në fund.

Kjo bëhet për të minimizuar dëmet ndaj leshit

Është një punë intensive apo jo? Dhe e lashtë?

Po, është një teknikë shumë e lashtë dhe shumë e mirë.

Jam i sigurt që nuk ka ndryshuar që kur është bërë qeleshja e parë, shekuj më parë.

Ky instrument që ju shikoni këtu është përreth 180 vjet i vjetër.

Uau! Pra ai instrumenti që ju përdorni për të bërë qeleshe është 180 vjet i vjetër. Është mjeti që e kanë përdorur paraardhësit tuaj në familjen tuaj për të bërë qeleshe. Kjo është e mrekullueshme.

Më tregoni pak, çfarë po bëni tani aty?

Tani po heq sapunin nga materiali. Kjo është gjysma e një procesi.

Sapuni ndihmon për të mbajtur të lidhur leshin?

Po, pa sapun leshi në qeleshe hapet, nuk është uniform.

Tani Robert ne do të marrim leshin nga këtu, procesi i parë ka përfunduar.

Kaq lesh duhet për të bërë një qeleshe?

Po, kaq mjafton.

Më shumë duhet për të bërë një qeleshe për madhësi më të madhe.

Është e pabesueshme që ky lesh do të kthehet në një qeleshe.

Tani me këtë mjet ne duhet të shtypim leshin.

Është ky mjet i trashëguar në familjen tuaj?

Po edhe ky mjet është shumë i vjetër.

Më i vjetër se mjeti tjetër?

Jo jo, i përkasin të njëjtës periudhë, pothuajse.

Tani po nis të marrë formë.

Dhe nga ana tjetër.

Uroj që të mos e shkatërroj, do të duhet ta nisësh nga e para.

E çuditshme, unë nuk bëj të njëjtën zhurmë si ti.

Duhet ta bësh më fort.

Ndriçim si të duket? Mirë apo keq?

Mund të shikojmë tani ç’kemi bërë?

Shumë mirë duket.

Oh faleminderit.

Tani Robert dua të tregoj fazën e parë të bërjes së një qelesheje. Ky është procesi më i bukur.

Marrim këto dy shtresat që kemi bërë më herët dhe nis t’i jap formë.

E kam bërë për shumë vite këtë punë dhe e di mirë.

Që kur ishte i vogël?

Po, që atëherë.

Kur vë një qeleshe, ti tregon se nga vend je. Është një tregues për krenarinë e origjinës tënde.

Po t’i shikohen në pamje të parë duken të njëjta, por nuk është e njëjta formë. Kjo është e Shqipërisë së Veriut dhe Kosovës, kjo është e qytetit tim.

Unë kam një koleksion me qeleshe në shtëpi, që e kam blerë te Ndriçimi vite të shkuara, por fatkeqësisht kam humbur një pjesë të identifikimit për disa prej tyre kështu që do të pyes Indritin të më ndihmojë t’i identifikoj.

Mendova se i kisha të gjitha por duke folur me Ndriçimin, kuptova se ka disa lloje qeleshes që unë nuk i kam, por dua t’i kem të gjitha. Kështu që duhet t’i plotësoj të gjithë ato boshllëqet duke marrë disa të reja sot. Kam një të Shkodrës, ku do të shkojmë nesër. Me gjasë do ta mbaj vënë qeleshen kur të shëtis nëpër qytet. Ka disa lloje këtu të qelesheve që unë nuk i kam. Ndriçimi do t’i gjejë të gjitha.

Ndriçim këto janë dy fotografi kur të takova për herë të parë shumë vite më përpara.

I solla dhuratë këto dy fotografi Indriti, por reagimi nuk ishte ai që prisja. Kur unë i bëra këtë fotografi, babai i tij ndërroi jetë. Lidhja e thellë mes babait dhe djalit, mësuesit dhe nxënësit, duket qartë në heshtjen e tij.

Të shikosh se si bëhet një qeleshe në mënyrë artizanale të trashëguar që prej lashtësisë, është si të jesh ti pjesë e historisë. Ne krahasuam qeleshet krahinore që mbanim në kokë gjatë intervistës. Kështu u ndamë me njëri-tjetrin.

Pas një ditë të ngarkuar por shumë të këndshme, është koha për të shkuar në dhomën time, në Hotel Panorama.

Nga dhoma me pamje mahnitëse, dëgjova muzikë që vinte nga katet e poshtme. Shkova për t’iu bashkuar turistëve që festonin me muzikë shqiptare.

Kam kaluar një ditë të mrekullueshme sot në Krujë. Dita ime në Krujë po mbyllet këtu. Pas darkës, Hasani, menaxheri i hotel Panoramës, më ftoi t’i bashkohem tavolinës së tij, me pamje nga Kalaja.

Më the që ke një surprizë të vogël për mua apo jo?

Po, dua të provosh një gatim. Nëse vjen në Krujë, duhet ta provosh patjetër. Është një ëmbëlsirë tradicionale që ne e quajmë kabuni. Do ta sjellë kamerieri tani dhe ne do të flasim pak për të.

Kjo është kabunia, një gatim tradicional.

Është gatim që i përket zonës së Krujës?

Po!

Receta e këtij gatimi është e Krujës. E gatuajnë edhe vendet e tjera, por ka diçka specifike që e dinë vetëm krutanët. Do ta dish sekretin?

Më lër të vendos syzet!

Do ta zbulosh vetë?

Ka në përbërje një lloj orizi dhe rrush të thatë që është përbërësi kryesor.

Me zor pres që ta provoj.

Shpresoj të të pëlqejë.

Ka gjithashtu kanellë, siç e shikon ne e kemi zbukuruar pjatën rreth e rrotull. Në përbërje ka edhe diçka tjetër. Këto copëzat e vogla që shikon përreth janë mish.

Por a është kjo një ëmbëlsirë? E konsumoni këtë pjatë pas pjatës kryesore apo jo?

Po, të gjithë njerëzve që ju tregojmë këtë sekret të gjithë janë të surprizuar. Asnjë nuk e pret që një ëmbëlsirë të ketë mish.

Dhe unë jam i surprizuar gjithashtu.

Çfarë lloji mishi ka në përbërje?

Është mish nga qafa e qengjit. Ne e ziejmë dhe e gatuajmë më pas në ëmbëlsirë me oriz dhe kanellë.

Do katër orë kohë që të gatuhet.

Pra është pak a shumë rizoto me mish, por e ëmbël. Çfarë e bën të ëmbël këtë pjatë?

Ka sheqer në përbërje. Orizi zihet, shtohen arra, më pas kanellë dhe në fund mishi dhe i lë të zihen bashkë.

Pra është një rizoto e ëmbël.

Hëm, është një pjatë unike.

Hm, jam i intriguar nga kjo pjatë. Kush do e provojë i pari?

Sigurisht, gjithmonë i ftuari.

E di që do të jetë shumë e mirë sepse ka dalë nga kjo kuzhinë të cilën e kam provuar edhe më parë kështu që e di që jam në duar të sigurta. Duket fantastike.

Çfarë janë këto copëzat e vogla?

Janë mish!

Ah duket i gatuar shumë mirë.

Po, sepse është zier.

Ja më në fund, do të provoj kabuninë. Uau!

Ke provuar diçka të ngjashme më parë?

Më pëlqen. Më ngjan pak a shumë me atë ëmbëlsirën e bektashinjve.

Hashure?

Po, ajo!

Ngjan disi me atë por me thënë të drejtën, kjo më pëlqen më shumë.

Më pëlqen shumë, shumë. Isha pak i habitur se si mund të shijojë një ëmbëlsirë me mish.

Ky është një reagim i zakontë që ne marrim.

Nuk do ta provosh dhe ti pak?

Po ja, po marr dhe unë pak.

Po, sa për të dhënë vlerësimet për shefin. Për mua, e ka qarë.

Unë e shikoj çdo ditë por nuk e provoj gjithmonë.

Faleminderit shumë!

Faleminderit ju! Jeni gjithmonë të mirëpritur!/dritare.net