
Hëna zbret në sheshin “Nënë Tereza”: Rama inauguron Tirana Moons
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në inaugurimin e instalacionit artistik “Tirana Moons” në Sheshin Nënë Tereza, një oaz i gjelbër kushtuar librit dhe kulturës. Bashkë me të, disa të rinj dhe kalimtarë u ndalën për t’i parë hënat që lulëzonin mbi shesh, duke sjellë një frymë të gjallë e të gëzuar në zemër të qytetit.
“Ishte privilegj të isha pjesë e saj është kënaqësi të jem këtu. Ishte fiksuar ta sillte hënën këtu, në vend që të çonte Shqipërinë në hënë. Do të qëndrojë për një çast këtu dh do të lëvizë. Ne duhet të ecim me projekte të mëdha, do ta vendosim këtë hapësirë në dobi të qytetit. Mendoj që ka një gjë interesante që duhet ç’koduar. Sa herë arkitektët ndërkombëtarë mblidhen këtu Shqipërisë i duhet të luajë një ndeshje futbolli. Mund t’i sjellë pak fat ekipit tonë që luan sonte. Ju lutem sillni sa më shumë libra”,tha Rama./K.C/dritare.net

















