Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi nga Branko, 13 tetor!

Horoskopi nga Branko, 13 tetor!

DEMI : Ndiheni sikur po jetoni një periudhë emergjente të jetës suaj, për shkak të disa situatave që po ju shkaktojnë shqetësime të forta të brendshme. Në dashuri, do të ekzistojnë të gjitha kushtet për të takuar një person të veçantë që mund t’ju bëjë të humbni mendjen. Një intuitë e bukur mund t’ju frymëzojë për një projekt krijues.

DEMI : Duhet të vlerësoni me kujdes disa zgjedhje ekonomike, sidomos nëse po mendoni të bëni një investim që nuk ju bind plotësisht. Analizoni mirë të mirat dhe të këqijat e një situate, për të mos u penduar më vonë. Kujdesuni edhe për mirëqenien tuaj të brendshme, ndoshta duke iu përkushtuar një hobi relaksues.

BINJAKËT: Nëse keni zgjedhje ose vendime për të marrë që përfshijnë edhe ndjenjat, do të ishte mirë të mos nxitoheni. Është e vërtetë që ndjeni njëfarë ankthi për të ardhmen, por do të ishte gabim të merrni vendime nën ndikimin e emocioneve. Me partnerin do të nevojitet një reflektim i sinqertë.

GAFORRJA: Sipas horoskopit të ditës, sidomos në ditët e mesit të javës mund të lindin mospërputhje në familje ose në marrëdhënien me partnerin. Do të ishte më mirë të shmangni tensionet e panevojshme që do t’ju sillnin vetëm stres dhe shqetësim. Përkushtojuni pak meditimit për të rigjetur qetësinë e brendshme.

LUANI: Ky diell i bukur në një pozicion shumë të favorshëm ju bën të ndiheni veçanërisht të fortë dhe të përqendruar në marrëdhëniet shoqërore. Përpiquni të menaxhoni me urtësi forcën tuaj të brendshme, duke shmangur tundimin për të imponuar mendimin tuaj me çdo kusht. Duhet të dëgjoni më shumë edhe nevojat e partnerit tuaj, duke mos mbrojtur vetëm të tuat.

VIRGJËRESHA: Energjia juaj mendore është në nivelin më të lartë gjatë kësaj jave që parashikohet të jetë shumë e frytshme në aspektin profesional. Do të keni mundësi të krijoni marrëveshje interesante edhe për të ardhmen, sidomos nëse punoni në mënyrë të pavarur ose jeni profesionistë të lirë. Kujdesuni më shumë për ushqyerjen tuaj./dritare.net