
Rritje rekord në vizitat e siteve kulturore. Mbi 1.2 milion turistë nga janari në shtator
Dritare.net
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Gonxhja, ka bërë të ditur një rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve në sitet kulturore të vendit për periudhën janar–shtator 2025.
Sipas të dhënave të publikuara nga ministri, 1,259,774 vizitorë kanë frekuentuar sitet kulturore gjatë nëntë muajve të parë të vitit, duke shënuar një rritje prej 57% krahasuar me vitin 2023.
Po ashtu, falë administrimit më të mirë dhe menaxhimit efikas të siteve, të ardhurat nga biletat janë rritur me 84% në krahasim me një vit më parë.
Ministri Gonxhja ka renditur edhe sitet më të vizituara të vitit:
Parku Arkeologjik i Butrintit – 257,670 vizitorë
Kalaja e Gjirokastrës – 253,407 vizitorë
Parku Arkeologjik i Shkodrës – 150,927 vizitorë
Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” – 147,178 vizitorë
Parku Arkeologjik i Apolonisë – 109,669 vizitorë
Këto shifra tregojnë një interes gjithnjë në rritje për trashëgiminë kulturore dhe historike të Shqipërisë, duke e pozicionuar vendin si një destinacion të rëndësishëm turistik në rajon./dritare.net

















