Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Fejohet Princ Leka. Çfarë thuhet në njoftimin zyrtar

Fejohet Princ Leka. Çfarë thuhet në njoftimin zyrtar

Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar zyrtarisht fejesën e Lartmadhërisë së Tij, Princit të Kurorës Leka II i Shqiptarëve, me Zonjushën Blerta Celibashi.

Ceremonia e fejesës u zhvillua me gëzim më 11 tetor 2025, në Ksamil, në jug të Shqipërisë, në praninë e familjarëve dhe miqve të ngushtë të çiftit.

Në njoftimin zyrtar, Familja Mbretërore Shqiptare shpreh lumturinë e saj dhe falënderon të gjithë ata që kanë përcjellë urimet e tyre të ngrohta në këtë rast të veçantë.

Fejohet Princ Leka. Çfarë thuhet në njoftimin zyrtar

“Familja Mbretërore ndan lumturinë e saj me popullin shqiptar dhe shpreh mirënjohjen më të përzemërt për të gjithë ata që kanë përcjellë urimet e tyre të mira në këtë rast të gëzueshëm,” thuhet në komunikatën zyrtare të Oborrit Mbretëror./L.F-dritare.net