
PD zyrtarizon kandidatin për bashkinë e Tepelenës
E Premte 10 Tetor 2025, 19:07
Dritare.net
Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidaturën e Gabriel Gumës për zgjedhjet e pjesshme lokale në Bashkinë Tepelenë. 25-vjeçari, me profesion sipërmarrës, do të përfaqësojë opozitën në garën që pritet të zhvillohet në muajin nëntor.
Ndërkohë, Partia Socialiste ka konfirmuar se në këtë garë do të kandidojë Gramos Sako.
Zgjedhjet e pjesshme zhvillohen pas dorëheqjes së ish-kryebashkiakut Tërmet Peçi, i cili aktualisht mban postin e deputetit./K.C/dritare.net

















