
Zonja gjermane që la gjithçka për Beratin: Shqipëria më mësoi ç’është dashuria e vërtetë
Dritare.net
Hilda Gioia ka vendosur të ndërrojë rrënjësisht jetën e saj duke u vendosur në qytetin e lashtë të Beratit. Pasi ka udhëtuar në disa shtete të Europës, ajo thotë se vetëm në Shqipëri ka gjetur qetësinë dhe ngrohtësinë njerëzore që kërkonte.
“Kur mbërrita këtu, ndjeva diçka që nuk e kisha ndjerë askund tjetër. Njerëzit më përshëndesnin në rrugë, më ndihmuan me shtëpinë dhe më bënë të ndihem si në familje,” – rrëfen ajo.
E mahnitur nga mikpritja shqiptare, gruaja ka blerë një shtëpi të vjetër karakteristike në lagjen historike të qytetit dhe tashmë e quan Beratin “shtëpinë e shpirtit tim”.
“Çdo mëngjes më zgjon dielli që futet nga dritarja dhe zhurma e zogjve. Kjo është pasuria ime e re,” – thotë ajo me buzëqeshje.
Gioia thekson se Shqipëria ka diçka të rrallë që mungon në vendet e zhvilluara: “Këtu njerëzit kanë shpirt.Të pyesin për të ditur realisht se si je ti, si ndjehesh, si ka qenë dita apo nata jote. Jo më besoni, kjo nuk ndodh askund tjetër."
Në intervistën e saj për Dritare TV ajo flet me entuziazëm për mikpritjen, buzëqeshjet dhe ngrohtësinë e komunitetit që ka gjetur në Berat.
“Kur u tregoj miqve të mi në Europë, ata habiten pse jam këtu. Por unë u them: sepse këtu ka dashuri, këtu njerëzit të duan pa interes.”/L.F-dritare.net

















