
Prefekti i Korçës promovon Shqipërinë përmes ribashkimit me shokët britanikë
E Diel 12 Tetor 2025, 13:01
Dritare.net
Pas 15 vitesh, Prefekti i Korçës Nertil Jole është ribashkuar me shokët e tij të Universitetit në Britaninë e Madhe, ku dikur kanë studiuar në fushën e “Teknologjisë Arkitektonike dhe Projektimit”. Në një postim në FB ai shkruan se takimi i zhvilluar këtë fundjavë në Tiranë dhe Vlorë u shndërrua në një udhëtim kujtimesh dhe emocionesh, por edhe në një promovim të vlerave të Shqipërisë së sotme.
Gjatë qëndrimit, Prefekti Jole iu prezantoi miqve të tij zhvillimet dinamike që ka përjetuar vendi vitet e fundit dhe u njohu ata me potencialin turistik e kulturor të Shqipërisë. Vizitorët britanikë përjetuan nga afër mikpritjen shqiptare dhe u larguan me dëshirën për t’u rikthyer sërish në një takim të ardhshëm në vendin tonë.

















