Na ndiqni edhe në

Sport

Çfarë ndodhi? Policia serbe ndalon Shakohoxhën një ditë para ndeshjes me Shqipërinë

Çfarë ndodhi? Policia serbe ndalon Shakohoxhën një

Gazetari i njohur Dritan Shakohoxha ka përjetuar sërish një situatë të pakëndshme në Serbi. Ai ka udhëtuar drejt Beogradit për të ndjekur ndeshjen e kombëtares, por është ndaluar në aeroport së bashku me disa kolegë nga Shqipëria për rreth tre orë, pa marrë asnjë shpjegim zyrtar nga autoritetet.

“Ishte sërish një situatë absurde. Më morën pasaportën mua dhe disa kolegëve të tjerë nga Shqipëria dhe nuk na jepnin asnjë shpjegim. Më pas pashë emrin tim, të Arlind Sadikut, Marin Memës dhe disa gazetarëve të tjerë nga Shqipëria që ishin aty dhe na kishin futur në një lloj liste të çuditshme. Na pyesnin vazhdimisht se ‘Për çfarë kishim shkuar në Beograd?’. Largoheshin. Vinin prapë: pyesnin, iknin prapë. Një marrëzi e pafund. Deri sa në fund na lejuan të largoheshim,” tha Shakohoxha për Top Channel./K.C/dritare.net