Na ndiqni edhe në

Shqiptar

G-Bani sulmon Aldon: Ku kishte budalla më të madh se ti në BBVA

G-Bani sulmon Aldon: Ku kishte budalla më të madh se ti në BBVA

G Bani s’e ka pritur aspak mirë deklaratën që Aldo Marku bëri në “Big Brother Radio”, ku u shpreh ndër të tjera se brenda shtëpisë së “BBVA 4” ka “shumë budallenj”.

Ai nuk hezitoi të përmendte emrin e Valbonës duke shtuar se është shembulli tipik i asaj që bërtet dhe nuk dëgjon.

Përmes një postimi në Instastory, G Bani u shpreh:

“Aldo na paska quajtur budallaqen më të madhe në “BBVA 4” Valbonën. Po ku kishte budalla më të madh se ti që në “BBVA 4” u fshehe pas gishtit gjithë sezonin për pëlqimin ndaj Danjës dhe në fund e shite si lojë”.

Më tej, reperi vijoi: “E meqë ishte budallaqja më e madhe Valbona, pse nuk e përdore këtë në favorin tënd? Këtë urrejtje për Valbonën ta ka importuar shoqja që e urrente së bashku me mua se i demaskuam lojën që bën/bënte me Laertin (referuar Rozanës). Jo se na urrente pse bërtisnim, por pse bërtisnim fakte”.

G Bani rikujton momentin kur kishte momente lumturie me Valbonën dhe më tej, e ripërsërit termin “budalla” për Aldon.

“Më mbahet mend një herë që po rrinim unë, ti dhe Valbona dhe po bënim plane dhe muhabet. Ishim të lumtur. Ndoshta nga ana jote paska qenë lumturi budallai. Ajo lumturia që të kaplon kur rregulloje/kontrolloje kaçurrelat nëpër pasqyrat e shtëpisë kur ndiqje shoqen nga dhoma në dhomë e nga lojtari në lojtar. Budalla! Që u shite si mbrojtësi i femrave kur i dilje zot shoqes dhe nga të gjithë budallenjtë dhe skuthat që kishte shtëpia, gjete të ofendosh një femër”./K.C/dritare.net