
Nga Lahuta e Malësisë te recitimi i poezisë së Gjergj Fishtës, Lezha në çeljen e fushatës së PS!
E Shtunë 12 Prill 2025, 13:01
Dritare.net
Qarku i Lezhës spikati me prezantimin në çeljen e fushatës së PS, ku u prezantuan jo vetëm me Luhutën e Malësisë, por edhe Nikolla i Vogël recitoi poezinë Gjuha Shqype të Gjergj Fishtës. Drejtuesi politik i qarkut të Lezhës, Ulsi Manja tha se duan të paktën 4 mandate.
“Nuk do flas gjatë, Shqipëria ka qenë prej moti në Europë, por me Ramën dhe PS më 11 maj ne do ta sjellim Europën në këtë shesh për të folur shqip edhe ne njëlloj si gjithë të tjerët në familjen europiane. Votojmë PS për të marrë jo më pak se 4 mandate nga 7 që ka qarku i Lezhës”, tha Manja./E.P-dritare.net

















