
Thirrja e Ramës: Të bëhemi bashkë si 5 gishtat e dorës!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar votën e të gjithë shqiptarëve pa dallime partiake me qëllimin e vetëm për Shqipërinë në BE.
Në fjalimin e tij të hapjes së fushatës, kreu i qeverisë ironizoi opozitën, duke i quajtur si ‘profetë të rremë’.
“Unë ju bëj një thirrje shqiptare, thirrje qytetare nga ky shesh që nuk ka flamuj të tjerë përveç flamurit më të bukur në botë dhe flamurit të ëndrrës më të bukur në bote, që të bëhemi bashkë si 5 gishtat e kësaj dore.
Në javën e fitores tonë që do të mbyllet në këtë shesh nga vetë Evropa, e cila në 16 maj për herë të historisë do ta ngrejë tënden në hijen e profetit. Nën atë hije do të ulen të gjithë udhëheqësit e popujve të kontinentit evropian. Ndaj le ti harrojmë fanellat e tifozllëkut partiak. Le të ngrihemi në lartësinë e takimit, në historinë që na ka ardhur në derë dhe të mos lejojmë në asnjë mënyrë që porta e hapur e shtëpisë së madhe të mbyllet për shkak të shpërqendrimit tonë. Ne do të jemi në lartësinë e duhur për historinë, vetëm duke e çuar në vend atë amanet.
Bashkohuni me shumicën tonë, braktisini profetët e rreme, qenie qesharake që ofrojnë barna popullore për hallet dhe problemet tuaja”, tha Rama./E.P-dritare.net

















