Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Banorët në Fier: Të mos futet në burg, por të vritet. Para 20 vitesh ka përdhunuar një vajzë

Banorët në Fier: Të mos futet në burg, por të vritet.

Nga ngjarja horror në Fier, vijnë dëshmi tronditëse nga bashkëfshatarët e 8-vjeçarit, i cili u gjet i groposur dhe i pajetë në oborrin e banesës së fqinjit të tij, 38-vjeçarit Klodian Çalamani. Ngjarja makabre ndodhi në fshatin Greçalli të Fierit. Disa të rinj, në dëshminë e tyre për mediat pohuan se autori ishte përdorues i alkoolit. Madje një prej tyre bëri edhe një thirrje të fortë, ndërsa kërkoi që autori të vritej dhe mos të futej në burg.

“Bëni mirë ta vrisni, mos ta fusni fare në burg. Para 20 vitesh ka përdhunuar një vajzë. Jam i frikësuar se kam një vëlla të vogël vetë. Po të më ndodhte mua, s’do ta lija ta kapnin, por do ta vrisja vetë.”, tha i riu.

“Është pijanec. I ka të tëra. Ai komunikonte me njerëzit mirë. Nuk kishim probleme. S’më ka thirrur ndonjëherë në banesë. S’kemi parë gjë që nuk shkonte. Ai vetëm pinte. Ai punonte ku të gjente. Jetonte si në kasolle. Ai lëvizte me biçikletë. Ndihemi të frikësuar.”, pohoi ai./Dritare.net