
Banorët e Lumit të Vlorës protestë për mungesën e infrastrukturës
E Diel 24 Gusht 2025, 11:11
Dritare.net
Rreth 150 banorë nga disa fshatra të Lumit të Vlorës protestuan sot për rreth një orë, duke bllokuar për 30 minuta qarkullimin në rrugën kryesore që lidh zonën me bregdetin e Himarës.
Me pankarta në duar dhe thirrje drejtuar kryeministrit Rama dhe deputetëve të qarkut, ata denoncuan mungesën e investimeve në infrastrukturë, duke theksuar se rruga nuk është rikonstruktuar prej 35 vitesh pavarësisht premtimeve elektorale.
Banorët kërkuan një dialog të drejtpërdrejtë me pushtetin vendor dhe qendror, duke paralajmëruar se do të vazhdojnë protestat nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh. Ata theksuan se një investim i tillë do të sillte zhvillim ekonomik dhe turistik për zonën./L.F-dritare.net

















