
Avokati: Isha sot në Gjykatën e Apelit, detektori nuk punonte!
E Hënë 6 Tetor 2025, 18:06
Dritare.net
Ngjarja tragjike e ndodhur sot në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën dhe dy persona të tjerë u plagosën brenda sallës së gjykatës, ka tronditur opinionin publik.
I ftuar në emisionin Dekalog në DritareTv Avokati Ylli Kameri, i cili ndodhej sot në ambientet e Gjykatës së Apelit, ka bërë një deklaratë të fortë, duke zbuluar se detektori i sigurisë në hyrje nuk ishte në funksion.
“Isha sot në Gjykatën e Apelit. Detektori nuk punonte, nuk kishte sinjal. Kalova aty dhe pashë që ishte jashtë funksioni nuk reagonte as nga togza e rripit të pantallonave apo sende të tjera metalike. Aty e kuptova që ishte jashtë pune,” tha Kameri./E.P-dritare.net
Shiko Live

















