Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Aksident fatal në aksin Fier–Vlorë, humb jetën një 24-vjeçar

Aksident fatal në aksin Fier–Vlorë, humb jetën një

Një aksident rrugor me pasojë fatale është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Fier–Vlorë, në zonën e njohur si Novoselë.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet me targa AB009GN është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës. Rreth 30 metra larg vendit të përplasjes është gjetur pa shenja jete drejtuesi i mjetit, shtetasi Albi Hoxha, 24 vjeç.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në zonën e mbikalimit të Novoselës, në drejtim të fshatit Akërni. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vend.

Autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për përcaktimin e shkakut të tij.

Ndërkohë, po punohet gjithashtu për të verifikuar nëse në automjet ndodheshin edhe persona të tjerë në momentin e aksidentit.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje tragjike./L.F-dritare.net