
A ka ndikuar UDB në shkatërrimin e industrisë shqiptare? Ja si përgjigjet Majko!
Dritare.net
Në vitin 1991-1992 e gjithë industria shqiptare u shkatërrua. Sali Berisha ka pranuar se ka kjo ka qenë vepër e UDB-së. Ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko, i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV tha se shkatërrimi i Shqipërisë ka ardhur nga brenda, pavarësisht ndikimit që mund të kenë pasur agjenturat e huaja.
“20 milionë dollarë janë shumë pak për të shkatërruar Shqipërinë. Duke pasur parasysh nivelin e agjenturës që UDB ka pasur në Shqipëri, dhe nuk ka qenë i paktë, mendoj se 20 milionë dollarë janë shumë pak. Ne nuk kemi pse e përdorim si justifikimin kryesor pse u shkatërrua Shqipëria. Shqipëria u shkatërrua sepse ne u treguam gjysmë të çmendur në mënyrën se si ne e donim Shqipërinë. Por mbi të gjitha dashuria për pushtetin e ka çuar Shqipërinë herë pas here në udhëkryqe shumë të rrezikshme. Një prej tyre ka qenë 97-98.
UDB-ja mund të ketë bërë punën e saj, por problemi në vitet e trazuara kemi qenë vete ne”, u shpreh zoti Majko./L.F-dritare.net

















