Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

48 orë nën pushtetin e zjarreve, vijon beteja me flakët në Delvinë, rrezikohen sërish puset e gazit! Situatë e rëndë  në Gramsh!

48 orë nën pushtetin e zjarreve, vijon beteja me flakët në

Shqipëria vijon betejën me flakët e zjarrit. Delvina është e rrethuar nga zjarri edhe sot, pas luftës së mbrëmshme me flakët e llahtarshme. Zjarret kanë rrethuar kodrat e qytetit, ndërsa nga ajri po ndërhyhet me dy helikopterë. Energjia elektrike është ndërprerë.

Banorët e lagjes Kasapaj në Delvinë janë evakuuar plotësisht. Aktualisht zjarri po rrezikon puset e gazit në këtë lagje. Forcat zjarrfikëse e kanë përqëndruar punën në Kasapaj për të zbrapsur flakët.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes thotë se efektivët e Forcave të Armatosura kanë arritur me sukses të ndalojnë avancimin e flakëve drejt banesave në Delvinë.

Situatë emergjente është edhe në Gramsh, veçanërisht në fshatin Nartë të njësisë administrative Skënderbegas. Aty veprojnë 3 helikopterë për shuarjen e flakëve. Mbrojtja ka kërkuar evakuim të banorëve nga fshatin Nartë.

Momentalisht situata është shumë e vështirë në fshatin Menkollar ku janë 3 zjarrëfikse të shoqëruara me forca të shumta të ushtrisë, të zjarrëfikësve, vullnetare banore të shumtë të zonës dhe dy helikopterë që hedhin ujë vazhdimisht për të parandaluar përhapjen e flakëve për në fshatin Nartë.

Ndërkohë është riaktivizuar zjarri edhe pranë fshatit Ërmenj dhe Koshnicë. Në teqen e Dushkut ku vazhdon të digjen sipërfaqe të madhe në pyje e kullota.

Sipas të dhënave nga kryetari i njësisë administrative Skënderbegas, rezulton që në fshatrat e Gramshit të jenë djegur 39 banesa./E.P-dritare.net