
Pirro Vengu: Helikopterët dhe qindra efektivë në terren për të frenuar flakët
Dritare.net
Operacioni i gjerë kundër zjarreve në Shqipëri ka vijuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës, duke u përqendruar në kufizimin e përhapjes së flakëve në afërsi të zonave të banuara dhe parqeve kombëtare. Sipas ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu, përfshirja e helikopterëve dhe qindra efektivëve nga emergjencat lokale dhe Forcat e Armatosura ka qenë kyçe për menaxhimin e situatës në zonat më të rrezikuara, përfshirë Fushë Arrëz, Gramsh, Tepelenë, Dropull, Delvinë dhe Finiq. Vengu vlerëson vendosmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e të gjithë forcave që po punojnë intensivisht për të mbrojtur jetën, pronën dhe mjedisin nga flakët.
"Operacioni i gjerë kundër zjarreve ka vijuar pandalim gjatë gjithë orëve të natës për të kufizuar perimetrin e flakëve në afërsi të zonave të banuara dhe parqet kombëtare në mbarë Shqipërinë.
Tre helikopterë po operojnë në Gramsh dhe dy të tjerë në Delvinë, ndërsa qindra efektivë të emergjencave lokale dhe të Forcave të Armatosura po punojnë pa u ndalur në zonat më të nxehta: Fushë Arrëz, Gramsh, Tepelenë, Dropull, Delvinë dhe Finiq. Vendosmëri, profesionalizëm dhe përkushtim për të mbrojtur jetën, pronën dhe mjedisin. Mirënjohje për çdo forcë të angazhuar në këtë sfidë.", shkruan ministri Vengu./K.C/dritare.net

















