
Delvina gjatë natës në flakë, zjarret pranë spitalit. Çfarë po ndodh sot!
Dritare.net
Delvina përjetoi një natë të jashtëzakonshme mes tensionit dhe panikut, ndërsa flakët u përhapën brenda një ore, duke rrezikuar jetët dhe infrastrukturën, përfshirë spitalin. Evakuimet u bënë me urgjencë, ndërsa personeli mjekësor dhe pacientët u transferuan në Pallatin e Kulturës. Tymi dhe ndërprerjet e energjisë elektrike vijojnë të ndikojnë rëndë situatën.
Autoritetet, të përforcuara nga ushtria dhe zjarrfikësit, po punojnë intensivisht. Ndihma ndërkombëtare me avionë ka ardhur nga Greqia, Çekia dhe Sllovakia. Ministri Pirro Vengu deklaroi se situata është stabilizuar dhe se banorët mund të presin një natë më të qetë. Por ndërkohë, zona mbetet e tensionuar dhe në pritje të ndërhyrjes nga ajri për shuarjen përfundimtare./K.C/dritare.net

















