Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Policia arreston autorët e zjarrvënieve në Memaliaj dhe Berat

Video/ Policia arreston autorët e zjarrvënieve në Memaliaj dhe

Në kuadër të veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, Policia e Shtetit ka identifikuar dhe arrestuar disa persona të dyshuar për zjarrvënie në zonat e Memaliajit dhe Beratit.

Memaliaj – Fshati Iliras:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe Stacionit të Policisë Memaliaj, në bashkëpunim me DVP Gjirokastër, DVP Fier dhe zjarrfikësit, shuan zjarret që kishin përfshirë zonën pyjore të fshatit Iliras, në vendin e quajtur “Hams”. Si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën 3 banesa, rreth 400 pemë frutore dhe sipërfaqe të konsiderueshme pyjore, duke rrezikuar edhe territorin e fshatit Koshtan.

Falë veprimeve të shpejta, u arrestua shtetasi B. L., 62 vjeç, banues në Iliras, i dyshuar si autori i zjarrvënies. Materialet procedurale i referohen Prokurorisë së Gjirokastrës për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër apelon që askush të mos shkaktojë zjarr, pasi do të përballet me pasoja penale.

Berat – Lagja “Uznovë” dhe fshatrat Osmëzezë e Drenovicë:
Policia identifikoi dhe arrestoi 4 persona të dyshuar për ndezje zjarresh:

Sh. D., 49 vjeç, banues në lagjen “Uznovë”, për ndezje zjarri ku u rrezikuan banesa dhe u dogj një sipërfaqe toke.
Z. M., 56 vjeç, banues në fshatin Osmëzezë, për ndezje zjarri në tokën e tij, ku u dogjën pemë frutore dhe sipërfaqe toke në pronësi të dy shtetasve.
S. M., 53 vjeç, dhe L. B., 56 vjeç, banues në fshatin Samatic, për ndezje zjarri në fshatin Drenovicë, ku u dogjën pemë ulliri dhe u rrezikua djegia e disa serave.
Materialet procedurale i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat. Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon që qytetarët të mos ndezin zjarre dhe fton për çdo denoncim në numrin 112, duke garantuar anonimat dhe reagim të shpejtë.