
Rama për situatën e zjarreve në vend: Një ditë sakrifice dhe krenarie për të gjitha strukturat shtetërore!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën kritike të zjarreve që kanë përfshirë disa zona të Shqipërisë, duke e cilësuar ditën e sotme si një ditë sakrifice dhe krenarie për të gjitha strukturat shtetërore që po punojnë pa ndërprerje në terren.
Kryeministri shkruan se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 34 vatra aktive, ndërsa 13 prej tyre janë izoluar dhe shuar. Forcat e emergjencës janë të angazhuara në operacione të përhapura në disa bashki të vendit.
Në terren ndodhen:
Mbi 600 efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës, punonjës të bashkive dhe forca vullnetare
Dhjetëra mjete zjarrfikëse nga bashkitë
5 helikopterë dhe 1 avion zjarrfikës Canadair i dërguar nga Italia
Qindra mjete ndihmëse, përfshirë autoambulanca dhe mjete për evakuim
Vatrat më problematike aktualisht mbeten në:
Delvinë, Poliçan, Gramsh, Dropull, Finiq, Berat, Tepelenë dhe Bulqizë, ku operacionet nga toka dhe ajri po vijojnë me intensitet për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve.
Kryeministri falënderoi gjithashtu partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht Italinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, për mbështetjen konkrete dhe bashkëpunimin në përballimin e emergjencës.
Postimi:
Një ditë sakrifice dhe krenarie për të gjitha strukturat shtetërore, që vijojnë pa ndërprerje përpjekjet në terren për shuarjen e flakëve në të gjithë vendin
???? Gjatë 24 orëve të fundit:
???? 34 vatra aktive
✅ 13 të izoluara dhe të shuara
???????? Në operacione janë angazhuar:
???? Dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe trupa të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në të gjitha bashkitë e prekura
???? Mbi 600 efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës, punonjës bashkiakë dhe forca vullnetare
???? 5 helikopterë dhe ✈️ 1 avion zjarrfikës Canadair i sjellë bujarisht nga miqtë e shtrenjtë italianë????????❤️????????
???? Qindra mjete, përfshirë autoambulanca dhe mjete transporti për evakuimin dhe mbështetjen e banorëve
???? Vatra që kërkojnë vëmendje në vazhdim: Delvinë, Poliçan, Gramsh, Dropull, Finiq, Berat, Tepelenë dhe Bulqizë, ku forcat nga toka dhe mjetet nga ajri po punojnë pa u ndalur për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe pronës.
???? Gatishmëria është maksimale dhe bashkëpunimi mes të gjitha strukturave shtetërore dhe mbështetja e partnerëve europianë dhe emiratas po vijon për të përballuar këtë situatë të vështirë????

















