Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Lufta me zjarret, reagon kryeministri Rama

Lufta me zjarret, reagon kryeministri Rama

Prej disa ditësh vendi po përballet me një situatë të vështirë për shkak të zjarreve masive. Kryeministri Edi Rama reagoi në rrjetet sociale duke falenderuar zjarrfikësit, forcat e ushtrisë, emergjencat civile, policinë dhe vullnetarët që po rrezikojnë jetën për të shuar flakët.

“Falenderim, respekt, mirënjohje me zemër për zjarrfikësit, forcat e ushtrisë, policinë, vullnetarët dhe banorët që po përballen me flakët, duke rrezikuar jetën për të mbrojtur njerëzit, shtëpitë dhe natyrën tonë”, – shkroi Rama.

Ai paralajmëroi gjithashtu masa të ashpra ndaj piromanëve që ndezin zjarre qëllimisht:
“Ata që ndezin zjarre qëllimisht, shkatërrojnë pasurinë dhe rrezikojnë jetë… duhet të marrin dënimin më të rëndë që parashikon ligji”./K.C/dritare.net