
Ministria e Mbrojtjes: Banorët e Nartës, Skënderbegasit dhe Delvinës të evakuohen menjëherë!
E Mërkurë 13 Gusht 2025, 11:11
Dritare.net
Ministria e Mbrojtjes ka lëshuar një thirrje urgjente për banorët e zonave Nartë, Skënderbegas (Gramsh) dhe Delvinë, për t’u evakuuar menjëherë drejt zonave të sigurta.
Sipas njoftimit, përhapja e shpejtë e zjarreve rrezikon jetën dhe pronën e qytetarëve, ndaj autoritetet bëjnë apel për respektimin e udhëzimeve të ekipeve të emergjencës.
Banorët këshillohen të qëndrojnë të qetë, të marrin dokumentet personale dhe të ndjekin rrugët e evakuimit të përcaktuara nga ekipet e shpëtimit.
Autoritetet po punojnë intensivisht për kontrollin e situatës dhe sigurimin e mbështetjes për të gjithë të prekurit./K.C/dritare.net

















