
Në pritje të fëmijës së parë, futbollisti i kombëtares i jep fund beqarisë
E Martë 28 Janar 2020, 20:08
Dritare.net

Ai i ka propozuar të dashurës së tij që në verën e 2019. Por çifti ka preferuar të mos bëjë një dasmë.
Ai ka publikuar lajmin në rrjetet e tij sociale, teksa nënshkruajnë dokumentin e celebrimit.
Arbnora Nuredini, tashmë zyrtarisht bashkëshortja e tij, është në muajt e fundit të shtatzënisë.
“ MR. & MRS. XHAKA ” shkruan futbollisti në instagram krah fotove.
Së fundmi, shumë çifte të njohura, nuk kanë preferuar të bëjnë dasma, siç mund të jemi mësuar të shohim shpesh, por kurorëzojnë dashurinë e tyre në ceremoni të thjeshta./L.F-dritare.net

















