 
		                       Në një lidhje me aktorin e Al Pazar? Flet Jonida Maliqi
		                        	E Hënë  20 Maj 2019, 17:05
		                            
		   	    			Dritare.net
 

“Iconstyle.al” kontaktoi personalisht me këngëtaren Jonida Maliqi, e cila nuk pranoi të fliste për lajmin, duke thënë se nuk dëshiron që jeta e saj private të bëhet publike.
“Jeta ime personale, dua të mbetet e tillë”, u shpreh Jonida duke mos konfirmuar asgjë.
Kujtojmë që aludimet për një lidhje mes të dyve kanë nisur që vitin e shkuar, ku ata postonin foto vetëm, por në vende të njëjta. Madje Romeo ka postuar një foto me një vajzë brune, dhe të gjithë shkruanin se vajza në foto ishte Jonida Maliqi. /E.B-dritare.net
 
 
 
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		   
	     
		   
	    