
Eksplozivi në makinën e administratorit të Vllaznisë, reagon policia
E Diel 16 Shkurt 2020, 10:10
Dritare.net

Suad Lici ka njoftuar policinë në orën 08:56 të mëngjesit të sotëm për një pako të mbështjellë më letër natriban poshtë makinës.
“Më datë 16.02.2020, rreth orës 08:56, shtetasi S. L. 46 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër ka njoftuar Sallën e Drejtimit në DVP Shkodër, se poshtë mjetit të tij tip Benz, ka konstatuar një pako të mbështjellë me letër natriban ku dyshohet se mund të ketë lëndë plasëse.
Në vend ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”,- njofton policia./K.C/dritare.net

















