Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nano: Rama është problem për vendin, Bushati: Nuk rrëzohet me mënyra demokratike

Nano: Rama është problem për vendin, Bushati: Nuk rrëzohet
Dy analistët Andi Bushati dhe Mustafa Nano janë përfshirë në një debat në emisionit “Të Paekspozuarit”, ku Bushati është shprehur se Rama nuk thyhet me mënyra demokratike, ndërkohë Nano tha se edhe Berisha kishte dikur pushtet por u thye.

Mustafa Nano: Edi Rama është një problem për vendin. Ndërkohë, kemi opozitën në rrugë? Unë bëj pyetje, se ata që protestojnë e kanë mendjen për zgjedhje të lira? Ka njeri të shqetësuar në mënyrë të tmerrshme? Kemi gjysmën e një bajge, që thotë ose do bëhet si them unë ose nuk ka.

Andi Bushati: Kush e ka thënë këtë…

Mustafa Nano: Përpara se të griste mandatet opozita, ishte situata normale, kishim Ramën në pushtet me korrupsion, por kishte opozitë. Në Shqipëri është provuar se opozita edhe përballë një sistemi të keq e korruptiv ia del. Kështu ka ndodhur edhe kur u rrëzua sistemi i Berishës. Po Berisha vidhte përpara syve të ndërkombëtarëve.

Andi Bushati: Nuk mendoj kështu, nuk jemi në të njëjtat kushte. PS kishte disa biznesmenë, ka marrë gjitha mediat, kurse kjo opozitë nuk ka as media, asgjë.

Mustafa Nano: Gazetarët janë kundër Ramës.

Andi Bushati: Ja ku po them se Erion Veliaj bën vetëm kaseta dhe jo punë.

Mustafa Nano: Edi Rama përdor metoda, e kanë bërë edhe tjerët, por unë kam bindje se ky regjim rrëzohet, siç u rrëzua Berisha.

Andi Bushati: Nuk rrëzohet, sepse nuk ka fuqi opozita. Veliaj fiton se po t’i bësh katër vite lavazh truri, normalisht që do të votojnë. Aq i fortë është ky sistem, sa të bardhën e bën të zezë dhe të zezën dhe të bardhë.

Mustafa Nano: Dakord jam që Veliaj edhe ka probleme, ka bërë kaseta, por ka bërë edhe punë.

Andi Bushati: Nuk përmbyset Rama me mënyra demokratike. Mendoj se këta që iu prishin shtëpitë, edhe motiv t’i hedhësh mendoj se e meritojnë./ e.k-Dritare.net