Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i muajit shkurt 2021

Horoskopi i muajit shkurt 2021

Dashi

Horoskopi i muajit shkurt 2021

Ky do jetë një muaj më i mirë për ju sidomos pas datës 11. Tensioni thuajse do mungojë plotësisht dhe kreativiteti do ju ndihmojë t'i hidhni hapat më të sigurta. Nëse keni një lidhje do ndiheni më të lirë për të shprehur mendimet dhe do dashuroheni pa u druajtur. Çastet e lumtura do jenë të vazhdueshme. Ju beqarët do çliroheni më në fund nga e shkuara dhe do hidhi hapa me personat që ju kanë propozuar së fundmi. Përveç ndonjë shqetësimi momental nga lodhja, probleme serioze shëndetësore nuk do keni. Në punë pas datës 15 do keni më shumë vullnet dhe kurajë për të bërë gjithçka që do ju kërkohet. Mund të ndërmerrni edhe rreziqe, por që gjithë mundi do ju shpërblehet. Buxhetin do dini përherë ta menaxhoni prandaj jo vetëm që nuk do keni probleme, por situata edhe mund të përmirësohet më shumë.

Demi

Horoskopi i muajit shkurt 2021

Urani do kthehet në qiellin tuaj pas datës 7 dhe gjërat do jene shumë më të bukura. Do ndiheni më të stimuluar dhe do keni dëshirë të ndryshoni. Nëse keni një lidhje nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni sepse do jeni të lirë të bëni çfarë të dëshironi. Java e tretë do jetë më harmonikja nga të gjitha. Ju beqarët do e takoni pas datës 20 një person interesant me të cilin do ja vlejë të njiheni më tej. Në rastet e mungesën së ekuilibrit dhe qetësisë zgjidhni mjekësinë alternative dhe shmangni medikamentet e farmacive. Sipas Dritare.net, në punë do ju ofrohen mundësi shumë të mira nga të cilat duhet të përfitoni sa më shumë. Deri në datën 15 do jeni mjaft kreativë dhe më pas do ndiheni më të sigurt për t'i përshpejtuar gjërat. Me shpenzimet do jeni të pakorrigjueshëm dhe do bëni gabime të vazhdueshme. Po vazhduat kështu gjithë kohën keni për të mbetur pa para.

Binjakët

Horoskopi i muajit shkurt 2021

Gjatë këtij muaji, komunikimi dhe bashkëpunimi do jenë pikat tuaja më të forta, por ama nuk do pranoni çdo gjë menjëherë sapo t'iu propozohet nga dikush. Për ju çiftet, qielli i dashurisë do jetë plot ngjyra sidomos pas datës 12. Harmonia do mbizotërojë dhe do ndiheni për mrekulli. Do merrni pjese edhe në disa aktivitete të veçanta së bashku me partnerin çka do e ndryshojnë rutinën e zakonshme. Ju beqarët do flirtoni dhe do joshni gjatë gjithë kohës, por nuk do preferoni të hidhni hapa. Shëndeti nuk do jetë i keq, megjithatë pak kujdes me ushqimin dhe pak më tepër aktivitet fizik nuk do ju bëjë keq. Në punë do keni energjinë dhe vendosmërinë e duhur për të arritur majat. Mbrojini me çdo kusht idetë tuaja dhe keni për të pasur përfitime. Në planin financiar mos i tejkaloni kufijtë e shpenzimeve nëse nuk doni të keni probleme të vazhdueshme.

Gaforrja

Horoskopi i muajit shkurt 2021

Jeta juaj nuk do ecë shumë mirë gjatë këtij muaji dhe kjo gjë do ju mërzitë herë pas here. Mundohuni të flisni hapur për gjithçka në mënyrë që të mos keni hatërmbetje më vonë. Jeta juaj në çift, gjysmën e muajit do jetë e trazuar dhe me debate. Partneri nuk do dijë si të sillet me ju në fakt sepse do ju ndryshojë shpesh humori. Ju beqarët do realizoni disa takime, por nuk do arrini dot të fillojnë një lidhje të qëndrueshme. Do ju duhet të presin edhe pak kohë. Gjendja shëndetësore do lërë për të dëshiruar. Mund të prekeni nga gripi, do keni temperaturë dhe nuk do ndiheni në formën e duhur. Në punë do jeni kreativë dhe do bëni të pamundurën që të arrini atje ku dëshironi. Në planin financiar do jeni më të motivuar dhe do arrini ta kontrolloni veten për sa ju përket shpenzimeve.

Luani

Horoskopi i muajit shkurt 2021

Ky muaj do fillojë shumë mirë dhe nuk do keni asnjë lloj shqetësimi deri javën e dytë. Do jeni të motivuar dhe të vendosur për t'ia dalë në çdo fushë. Nëse keni një lidhje do përkujdeseni për detajet dhe do e shtoni zjarrin e pasionit. Gjithmonë do dini të përdorni fjalët e duhura dhe partneri do ju adhurojë. Nëse jeni beqarë mund të merrni edhe një propozim serioz, por duhet të mendoheni gjatë para se të jepni fjalën përfundimtare. Do bëhet fjalë për të ardhmen tuaj kështu që mos rrezikoni. Shëndeti ka për të qenë përherë i mirë pavarësisht ndryshimit të klimës apo lodhjes që mund të kaloni. Në punë do dini të negocioni dhe të merrni atë që doni. Nuk do ju mungojnë asnjë moment idetë e mira. Në planin financiar planetët do bëhen bashkë dhe do ju sjellin fat me shumicë.

Virgjëresha

Horoskopi i muajit shkurt 2021

Deri në datën 7 gjërat do jenë të vështira për ju, por pas ndikimit te Diellit dhe Marsit në datën 16 do jeni më të vendosur dhe më të gatshëm për të kaluar çdo sfidë. Nuk ka për t'ju munguar energjia 2 javët e fundit. Nëse jeni në një lidhje dhe gjërat me partnerin nuk po ecin si i kishit menduar, ka rrezik që këtë muaj të vini në pikëpyetje vazhdimësinë. Para se të hidhni çdo hap diskutoni njëherë qetësisht dhe merrni këshilla nga të afërmit. Nëse jeni beqarë, do ju pëlqejë dikush në pamje të parë, por për shkak të një stili tjetër të jetuari, do hezitoni të hidhni hapa. Shëndeti shumicën e kohës do jetë delikat. Nuk do keni probleme serioze, por shqetësimet e vogla nuk do mungojnë. Në punë dielli do ju ndihmojë të jeni përherë në aksion dhe ambicia nuk do ju mungojë. Bëni vetëm kujdes me ndonjë provokim që mund t'iu bëjnë shefat. Sektori financiar do kërkojë më shumë vëmendje. Mos shpenzoni me sy mbyllur sepse do keni probleme serioze.

Peshorja

Horoskopi i muajit shkurt 2021

Ky muaj do jetë i qetë, por jo shumë i mirë për të gjithë. Nga mesi i muajit mund të ketë disa probleme në fusha të ndryshme. Nëse jeni në një lidhje nuk do i kushtoni vëmendjen e duhur partnerit dhe për pasojë mund të keni ndonjë mosmarrëveshje të vogël. Sqarojeni arsyen pa arritur që gjendja të përkeqësohet. Ju beqarët nuk do e gjeni dot princin tuaj të kaltër, megjithatë do ja kaloni mire pranë personave të familjes dhe pranë miqve. Gjendja shëndetësore do lërë për të dëshiruar. Pini cajëra të ndryshme dhe shmangni ushqimet e yndyrshme. Sipas Dritare.net, në punë dëgjojini gjithmonë këshillat e kolegëve më të vjetër, por vendimet merrini vetë pasi të keni reflektuar me kujdes. Për planin financiar do jetë një muaj i rëndësishëm sepse do merrni një trashëgimi të majme falë së cilës do i zgjidhni problemet.

Akrepi

Horoskopi i muajit shkurt 2021

Ky do jetë një muaj shumë i vështirë për të gjithë ju. Nëse jeni në një lidhje, do ndiheni të përhumbur dhe nuk do dini çfarë të bëjnë gjatë tre javëve të para. Debatet do jenë pa mbarim. Ju beqarët do realizoni takime me shumicë, por do fiksoheni pas një personi që nuk vlen për ju. Kujdes sepse nga kjo do varet gjithë e ardhmja. Gjendja shëndetësore herë do jetë e mirë e herë me disa probleme të vogla. Mundohuni të mos e teproni me lodhjen dhe të konsumoni ushqime të shëndetshme. Ne pune duhet patjetër te bashkëpunoni me koleget sepse përndryshe vetë nuk mund të arrini asgjëkund. Merrini gjithmonë gjërat seriozisht dhe mos u ndalni për asnjë moment. Financat do jenë të vështira dhe delikate javët e para kështu që mos kryeni shpenzime te pamenduara.

Shigjetari

Horoskopi i muajit shkurt 2021

Gjatë gjithë këtij muaji do jeni akrobatë të vërtetë dhe do dini si të dilni edhe nga situatat e vështira. Jupiteri do ua bëjë më të vështira marrjet e vendimeve, por nuk duhet të dorëzoheni asnjë çast. Nëse keni një lidhje mund të kaloni një muaj delikat, por ama fjalët dhe gjestet e ëmbla do ju ndihmojnë goxha. Meditimin inkurajojeni sa më shumë. Ju beqarët do keni takime shumë vendimtarë që do ju ndryshojnë gjithë të ardhmen. Shëndeti do jetë herë më i mirë e herë më delikat, por probleme shumë serioze nuk do ketë. Në punë duhet të bëni kujdes nga një person që do ju afrohet vetëm sa për t'iu prishur planet. Tregohuni vigjilentë edhe më angazhimet e reja sidomos pas datës 23. Me shpenzimet duhet të jeni pafundësisht stiktë sepse vetëm ashtu nuk do lejoni krijimin e problemeve. Mos u joshni as nga ofertat që do ju bëhen.

Bricjapi

Horoskopi i muajit shkurt 2021

Gjatë këtij muaji do i jepni prioritet absolut punës dhe evoluimit të karrierës. Jupiteri, Marsi dhe Dielli do ju mbështesin me çdo veprim dhe do iu japin energjinë e forcën e nevojshme. Nëse keni një lidhje mund të keni kundërshtime me partnerin për disa çështje, por nuk duhet të lejoni që kjo t'iu përçajë. Mos iu lini shteg të lirë ziliqarëve dhe ata që kanë kohë që duan t'iu prishin harmoninë. Nëse jeni ende beqarë mundet edhe të filloni një lidhje, por nuk duhet të ecni me hapa të nxitura. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e keqe. Pas datës 16 do ndiheni edhe më të relaksuar dhe nuk do keni asnjë lloj shqetësimi. Në punë do ndiheni më të sigurt për të hedhur hapat që aq shumë i keni menduar. Do keni aftësitë ë duhura për te realizuar çdo objektiv. Në planin financiar, pavarësisht ndikimit negativ të planetëve ju do arrini të ruani ekuilibrin. Rezultatet e mira në punë do ju ndihmojnë goxha.

Ujori

Horoskopi i muajit shkurt 2021

Shumë të reja priten të ndodhin gjatë gjithë këtij muaji. Nëse jeni prej vitesh në një lidhje do mendoni të bëni disa ndryshime rrënjësore të cilat do iu emocionojnë pa masë. Nëse partneri ju propozon ndonjë çmenduri të vogël, mos u mendoni dy herë, por pranoni. Ndjenjat shprehini me çfarëdo lloj mënyre. Ju beqarët do njiheni me disa persona të cilët shumë shpejt mund t'iu bëhen më të afërt se kushdo. Gjendja shëndetësore do vijë dalëngadalë duke u përmirësuar falë masave që do merrni. Do kujdeseni edhe më tepër për ushqimin. Në punë mos kërkoni të impononi mendimet tuaja dhe merrini gjërat me sa më shumë qetësi. Vetëm në këtë mënyrë do ja dilni të arrini atje ku keni planifikuar. Në planin financiar gjërat nuk do jenë shumë të lehta, megjithatë me përpjekje dhe sakrifica do ja dilni.

Peshqit

Horoskopi i muajit shkurt 2021

Gjatë këtij muaji jo çdo gjë do iu shkojë ashtu si ju e keni dëshiruar. Të papriturat do jenë të shumta. Juve që jeni në një lidhje do kaloni vështirësi të mëdha dy javët e para, ndërkohë që më pas qielli i dashurisë do bëhet më i kaltër. E rëndësishme është të mos nxitoheni për asgjë. Ju beqarët do jeni më me fat gjatë javëve të fundit. Shumë persona do mundohen t'iu bëjnë për vete dhe nuk do ndalen së iu surprizuari. Shëndeti herë pas here do ketë probleme të vogla. Mundohuni të ecni sa më shumë në këmbë dhe të hani në mënyrë të shëndetshme. Në punë ambienti do jetë elektrizues ditët e para pasi disa kolegë do mundohen t'ua prishin të gjitha planet që keni bërë. Vetëm pas javës së tretë gjërat do fillojnë të stabilizohen dhe ju do ecni në rrugën e duhur. Financat do mbeten problematike nëse nuk merrni masa sa më parë. /dritare.net