
Muaji i Ramazanit/ Myftiut i Tiranës: Qëndroni larg, veseve të këqija dhe politikës
Dritare.net

Në një mesazh drejtuar besimtarëve në vend, myftiu i Tiranës, Ylli Gurra tha: Këtë vit 30 ditori i agjërimit është jo vetëm të qëndruarit larg nga pija apo veset, por edhe duke parë situatën, të qëndruarit larg edhe nga konsumimi i politikës”.
Agjërimi i muajit të Ramazanit konsiston në privimin me vetëdije nga ngrënia dhe pirja prej agimit deri në perëndim të diellit.
Muaji i Ramazanit do të fillojë me 16 Maj (E matë) të këtij viti.
Sipas fesë islame, çdo besimtar mysliman ka për detyrim të agjërojë për 30 ditë me radhë, në shenjë solidariteti me të varfërit si dhe të ndajë ushqimin gjatë këtij muaji për njerëzit në nevojë.
Duhet të theksojmë se në rast se qytetarët agjërimin e bëjnë vetëm me qëllim të pa ngrënies atëherë do të veprojnë në mënyrë të gabuar. Sepse agjërimi i Ramazanit sipas shumë ajeteve të Kur’anit thuhet se është obligim apo (farz) për besimtarin. V.D/Dritare.net/

















