Moti në Dritare.net mundësohet nga MeteoAlb
Shqipëria
Moti i kthjellët dominon në Republikën e Shqipërisë deri pak pas mesditës kur në një pjesë të mirë të vendit shfaqen vranësirat e lehta e kalimtare. Këto kushte atmosferike mbeten edhe gjatë mbrëmjes, ndërsa me kthjellime do të paraqitet zona përgjatë vijës bregdetare.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me të paktën 2 gradë në mëngjes dhe mesditë duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 15°C deri në 36°C.
Era do fryjë mesatare duke arritur shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.
Kosova
VIJON mot me kthjellime deri në mesditë, kur në zonat veriore-verilindore shfaqen vranësira kalimtare dhe gradualisht përfshijnë gjithë Kosovën. Por sërish orët e vona të pasdites ri-kthejnë kthjellimet. Temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë DUKE luhatur dy vlerat ditore nga 15°C në 31°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga drejtimi Veriperëndimor.
Maqedonia e Veriut
Deri pasdite moti në territorin e Maqedonisë së Veriut me kthjellime. Por pasditja sjell vranësira të lehta e kalimtare nëpër territor. Edhe nata mbetet me mot të kthjellët./L.F-dritare.net