Moti sot në Shqipëri: Vranësira, reshje shiu dhe shtrëngata
Monday 27 July 2026, 07:07
Dritare.net

Shqipëria do të përfshihet sot nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Gjatë ditës priten vranësira dhe reshje shiu në disa zona të vendit, ndërsa në zona të izoluara mund të ketë shtrëngata, shkarkime elektrike dhe breshër.
Sipas parashikimeve, reshjet pritet të jenë më të pranishme gjatë mesditës, ndërsa pasditja sjell përmirësim gradual të motit, me kthjellime dhe vranësira të pakta, kryesisht në zonat malore. Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi, me intensitet të ndryshueshëm./L.F-dritare.net