
Tërmeti/ Ministria e Arsimit: Mbi 30 shkolla nuk hapen të hënën
Dritare.net

Por, edhe pse të hënën pritet të hapen shkollat në qarqet ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, janë rreth 30 shkolla që nuk do të hapen.
Zv/ministrja e Arsimit Lorena Haxhiu, e ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora tha se janë marrë të gjitha masat që nxënësit të transportohen në shkolla të tjera, duke filluar nga pikat e grumbullimit deri tek shpenzimet, të cilat do të mbulohen nga buxheti i ministrisë.
" Janë mbi 30 shkolla që nuk do të hapen ditën e hënë, por për secilën prej tyre është marrë masa e nevojshme për zhvendosjen në shkollat pritëse, ku do të priten si turni i pasdites në rastet kur është e nevojshme dhe shkollat kanë kapacitet të plotë të nxënësve të tyre dhe në turnin e parë atëherë kur shkolla i ofron kapacitet e mjaftueshme. Plani i zhvendosjes është mëse i plotë. Ne kemi marrë masat përmes drejtuesve të shkollave dhe mësuesve që kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me prindërit që secili nga prindërit të jetë i informuar se ku do të jetë pika që është caktuar për transportin. Transporti mësë tepërmi është parë i nevojshëm në zonat rurale. Me nisjen e procesit mësimor edhe në zonat e prekura nga data 5 dhjetor e kemi parë që ky plan zhvendosje përmes transportit të ofruar nga zyra arsimore dhe të buxhetuar në buxhetin e ministrisë së Arsimit ka funksionuar mësë miri."-tha Zëvendësministrja./ I.M-Dritare.net

















