Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

 Ministri i Jashtëm i Izraelit: Një mision special ndihmues është nisur drejt Shqipërisë

 Ministri i Jashtëm i Izraelit: Një mision special ndihmues
Ministri i Jashtëm i Izraelit ka bërë sot me dije se, një mision special i ndihmës izraelite është nisur sot drejt Shqipërisë, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ky mision është dëshmi për marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe dialogut të ngushtë që ata kanë mbajtur gjatë viteve të fundit, si në nivelin qeveritar, ashtu edhe midis popujve.

Një mision special i ndihmës izraelite u nis sot drejt Shqipërisë, pas tërmetit shkatërrues që goditi atë vend. Ekipi përbëhet nga 10 oficerë dhe inxhinierë, të cilët do të studiojnë ndërtesat e dëmtuara për të përcaktuar nëse ato mbesin strukturore të shëndosha pas tërmetit. Janë dërguar gjithashtu ndihma humanitare”, thotë ministri./E.B-dritare.net