Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Meta: Të shkojmë në referendum për Kushtetutën!

Meta: Të shkojmë në referendum për Kushtetutën!
Presidenti Ilir Meta, në një deklaratë të jashtëzakonshme për media ka thënë se ai do të bëjë gjithçka që të shkojmë në një referendum për kushtetutën.

Meta tha se përmes këtij referendum parashikohet që të mbrohet Republika.

“Shqiptarët të marrin fatin e tyre në dorë në mbrojtje të Kushtetutës, Kushtetuta është vija e kuqe dhe e kuqe flakë nga armiqtë e saj. Presidenti do jetë në mbrojtje të drejtpërdrejtë. Presidenti do të kërkojë që përmes referendumit të mbrojë Republikën. Të vendosë nëse do të kthehet në diktaturë. Referendumi është demokracia direkte, demokracia në veprim. Presidenti do bëjë gjithçka që kjo e drejtë të ushtrohet lirisht”, theksoi Meta ndër të tjera./ I.M-Dritare.net