Na ndiqni edhe në

Arkiv

Meta pas deklaratave të Ramës: Nuk do të merrem me një zonjë të nderuar si gruaja e Bilalit!

Meta pas deklaratave të Ramës: Nuk do të merrem me një
Kryeministri i vendit, Edi Rama tha sot se, opozita dhe presidenti po mbrojnë kriminelët. Ndërkohë kreu i shtetit, Ilir Meta i është përgjigjur deklaratave të Ramës.

“Nuk do dëshiroja të shprehesha për çështje të brendshme, aq më tepër të merresha me një zonjë të nderuar si gruaja e Bilalit, që e njohin gjithë shqiptarët. Ajo që është e rëndësishme është se Presidenti i Bullgarisë është këtu, na mbështet për negociatat. Kushtet ndaj vendit tonë kanë ardhur duke u shtuar, dhe që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit dhe me luftën kundër fenomeneve të tilla, për të cilat raportet botërore tregojnë kush e ka përgjegjësinë. Shpresojmë të ecim megjithatë drejt një mundësie pozitive.”,- tha Meta, në konferencën e përbashkët me presidentin bullgar./K.C/dritare.net