
Meta: Opozita e la Presidentin të ekspozuar ndaj një bande
E Enjte 14 Nëntor 2019, 22:10
Dritare.net

“PD dhe LSI janë më shumë pranë qeverisë se sa Presidentit. Me ato akte e veprime qe kane bere deri tani, siç është dhe djegia e mandateve, e dëshmon këtë. PD dhe LSI i kane lënë rruge të hapur kapjes se institucioneve nga Rama. PD dhe LSI e kane lënë Presidentin e ekspozuar ndaj një bande.
Por unë do flas dhe me popullin dhe ta dinë mirë se unë nuk jam i vetëm. Unë kam popullin dhe do flas me ta. Një deklarate bëra në Pogradec dhe doli ne 1 mije media ndërkombëtare, ndaj e them që e dinë mirë ata kur flet Ilir Meta dhe i drejtohet popullit.",- tha Meta./K.C/dritare.net

















