
Meta: krimi ekziston në çdo shoqëri, opozita të mos e polarizojë
Dritare.net

Meta është shprehur se krimi ndodhë në çdo shoqëri, por opozita nuk duhet ta polarizojë atë,
“Kriminaliteti është një betejë jo e thjeshtë dhe sigurisht që polarizimi edhe i këtij fenomeni nuk ndihmon në forcimin e institucioneve të shtetit, në forcimin e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë dhe ligjzbatuese”, shprehet Presidenti Ilir Meta.
“Përkundrazi, ai në vend që të përqendrojë energjinë pozitive të të gjithëve, pra qoftë të mazhorancës, qoftë të qeverisë, qoftë të opozitës si një institucion në lokalizimin dhe goditjen serioze të krimit, për shkak të polarizimit dëmton besueshmërinë e kësaj lufte dhe në këtë mënyrë nuk ndihmojnë në forcimin e autoritetit as të shtetit as të ligjit”, ka shtuar kreu i shtetit në një intervistë në emisionin “5 pyetjet” me gazetarin Ilir Babaramo./ I.M-Dritare.net

















