Na ndiqni edhe në

Fjorda di një Vend

Media austriake: Grabitësit e dinin që bankat dërgojnë në Vjenë, paratë që nuk pranon Banka Qendrore

Media austriake: Grabitësit e dinin që bankat dërgojnë

Lajmi i grabitjes së 10 milionë eurove në Aeroportin e Rinasit, ishte kryelajmi i shumë medieve ndërkombëtare. Grabitja spektakolare nuk ka munguar as në shtypin austriak. Në të gjitha faqet e para të gazetave, është vendosur fotoja e ‘balkanweb’, nga momenti kur grabitësit po kryenin vjedhjen, dhe kërcënonin me armë punonjësin. Gazeta “Heute”, në faqen e parë shkruan: “Grabitje mbi 10 milionë euro në avionin e Austria Airlines. Pasagjerët dhe ekipi i avionit nuk janë të lënduar. Të armatosur me pushkë kallashnikov dhe granata dorë, një grup prej pesë personave sulmuan pistën në Aeroportin e Tiranës të martën. Avioni për në Vjenë sapo është ngarkuar. Në bord ishin 134 pasagjerë dhe shumë para”., informon dritare.net Gazeta “Österrich” shkruan në faqen e parë të saj: “Mafia-Coup në Shqipëri, qese me miliona euro janë grabitur në avionin e Austria Airlines. Si në filma, katër persona të armatosur kanë rrëmbyer aeroplanin.

Aeroporti i Tiranës rriti menjëherë masat e sigurisë. Dhe deri në një njoftim tjetër, nuk do të kryhen më shumë transporte parash nga Tirana në Vjenë. Sipas përfaqësuesve për medie e AUA. Dërgesa të tilla kanë qenë objektiva të grabitësve disa herë, një herë në aeroport dhe dy herë në aksin rrugor në drejtim të aeroportit.” Die Presse’ shkruan:

Grabitësit vodhën milionat nga avioni i Austria Airlinës në aeroportin e Tiranës: Dëshmitarët në aeroplan treguan se tre burra që ishin me maska dhe kostume luftarakë kishin ardhur në mbajtjen e avionit dhe detyruan punëtorët të shtriheshin përtokë dhe kishin vazhduar grabitjen. Dhe sipas Austrian Airlinës tregohet se ekipi dhe pasagjerët nuk kishin qenë në rrezik.Salzburger Nachrichten” shkruan: Sipas SN, grabitësit mesa dukët ishin në dijeni që bankat e huaja dërgojnë para në monedha të rënda rregullisht me linjën ajrore Tiranë në Vjenë, sepse banka qendrore shqiptare nuk i pranon ato. Pra pas një operacioni policor u arrestuan katër persona dhe mbi dyzet të tjerë u morën në pyetje.”, informon dritare.net./Përshtati: Fjorda Llukmani/dritare.net