Mbyllet seanca plenare/ Protestuesit presin deputetët jashtë Kuvendit: Ju erdhi fundi!
Tuesday 8 September 2026, 18:06
Dritare.net

Ka përfunduar seanca plenare e nisur në orën 17:00 në Kuvend, ndërsa deputetët kanë nisur të largohen nga ambientet e Parlamentit. Të parët që janë larguar kanë qenë deputetët e Partisë Demokratike, të cilët braktisën votimin në sallë, ndërsa më pas kanë dalë edhe deputetët socialistë.
Jashtë godinës së Kuvendit vijonte protesta, ndërsa pjesëmarrësit kanë pritur daljen e deputetëve me thirrje dhe brohoritje.
“Ju erdhi fundi!”, ishte një nga thirrjet e përsëritura nga protestuesit ndërsa ligjvënësit largoheshin nga Parlamenti.
Protesta është zhvilluar nën masa të shtuara sigurie, me forca të shumta policie të vendosura përreth godinës së Kuvendit./K.C/dritare.net