Mbyllen shkollat në Francë/ Macron: Koronavirusi, kriza më e rëndë shëndetësore e Francës
E Enjte 12 Mars 2020, 21:09
Dritare.net
“Çerdhet, shkollat dhe universitetet do të mbylleshin nga e hëna deri në njoftimin e mëtejshëm.",- tha Macron në një fjalim drejtuar kombit mbi luftën kundër koronavirusit. Ai gjithashtu u bëri thirrje të gjithë personave mbi 70 vjeç, ata që vuajnë nga sëmundje kronike dhe probleme të frymëmarrjes të qëndrojnë në shtëpi, nëse është e mundur.
Por presidenti tha gjithashtu se zgjedhjet lokale në mbarë vendin të planifikuara për të dielën nuk do të shtyhen./K.C/dritare.net